Strasburgu shpall të paligjshëm arrestimin nga SPAK të ish-drejtorit të RTSH-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Strasburgut ka konfirmuar se arrestimi i ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi ka qenë i paligjshëm.

Kështu ka bërë me dije avokati i Gëllçit, Dorian Matlija.

Duke cituar arsyetimin e Strasburgut, avokati shkruan se Shqipëria shkeli Konventën duke mbajtur Gëllçin në paraburgim për një periudhë të pajustifikuar dhe pa dhënë prova.

“Gjykata e Strasburgut i dha të drejtë sot Thoma Gëllcit dhe konfirmoi që arrestimi i tij ishte i paligjshëm.  Arrestimet janë bërë bukë e djathë për SPAK (dhe jo vetëm), të cilëve u intereson me shume shfaqja e cirkut televiziv të lajmeve ditore me arrestime e prerje kokash sesa respektimi i standardeve evropiane.

Thoma Gëllci, ish-drejtor i RTSH u arrestua në tetor 2021 për akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me një tender. Ai u vendos në paraburgim me vendim të GJKKO me pretendimin se ekzistonte dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e tij në veprime të paligjshme.

Gjykata e Strasburgut konstatoi se argumentet për arrestimin ishin te pambështetura dhe shumë të përgjithshme. SPAK nuk dha prova konkrete as se cilat prova duhej të mblidheshin dhe pse nuk ishin mbledhur më parë, si dhe rreziku i arratisjes nuk ekzistonte. Gjykata e Strasburgut shtoi dhe se zgjatja e paraburgimit ishte e pajustifikuar, pasi autoritetet hetimore nuk treguan “kujdes të veçantë” për hetimin.

Sipas Gjykatës se Strasburgut, Shqipëria shkeli Konventën duke mbajtur Gëllëin në paraburgim për një periudhë të pajustifikuar dhe pa dhënë prova.

Duke e konsideruar si një fitore te rëndësishme morale, Strasburgu ofroi një shume simbolike dëmshpërblimi moral, por pa harruar që të ngarkojë mbi shtetin edhe kostot avokatore të Gëllçit.

Tani do vijojë beteja ne gjykatat tona për të vënë në vend drejtësinë evropiane qe e shtrembëroi nevoja revolucionare e SPAK, me mbështetjen e hapur të mazhorances qeverisëse”, njoftoi avokati./kb

Të fundit

Sukses në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’/ Realizohen dy operacione të avancuara në zemër

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” ka shënuar një arritje të rëndësishme në fushën e kirurgjisë kardiake, duke realizuar me sukses...

Dhunoi bashkëjetuesen, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar një 39 vjeçar në Tiranë. Ai dyshohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij. Nga kontrolli në banesën e këtij...

Punëtori bie nga skela/ Policia arreston 40 vjeçarin, procedohet administratorja e firmës

Një 61 vjeçar ka rënë nga skela gjatë rikonstruksionit të një objekti dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Policia e Tiranës...

Pinë mbidozë medikamentesh, përfundojnë në spital një 15-vjeçare dhe një 38-vjeçare

Në pavionin e Toksikologjisë kanë shkuar për ndihmë mjekësore një 38 vjeçare dhe një 15 vjeçare, pasi dyshohet se kanë konsumuar medikamente mbi dozën...

Ish-Blloku i kthehet këmbësorëve/ Projekti u jep më shumë hapësire trotuareve

TIRANË– Ish-Blloku, një nga zonat më të njohura dhe të frekuentuara të Tiranës do të kthehet në pedonale. Sipas projektit të prezantuar kësaj zone do...

Lajme të tjera

Web TV