Last Updated on 19/11/2026 by Monika
Pas bllokimit, është hapur në të dyja senset e kalimit rruga Qafë Buall-Martanesh. Njoftimi është bërë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Sipas njoftimit qarkullimi në këtë aks i është kthyer normalitetit.
“Qafë Buall – Martanesh!
Autoriteti Rrugor Shqiptar po vijon punimet për plotësimin e infrastrukturës në aksin rrugor Qafë Buall-Martanesh.
Kjo ndërhyrje përfshin mbrojtjen e skarpatave me rrjeta me rezistencë të lartë, ndërtimin e veprave të artit me mure gabioni, realizimin e shtresave asfaltike, përmirësimin e elementeve të sigurisë rrugore dhe plotësimin e sinjalistikës.
Sot teksa punohej në kantier me mbrojtjen e skarpatave pati një bllokimin të përkohshëm të qarkullimit, ndërkohë që kontraktori i ngarkuar me punimet kreu punimet e nevojshme për rikthimin e qarkullimit në normalitet.
Rruga është e hapur në të dyja senset e kalimit”, njofton ARRSH./MXH
