“Futbolli mbi politikën”, Presidenti i UEFA flet për “Euro 2027” në Shqipëri dhe Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë sëbashku finalet e Kampionatit Europian U21 në vitin 2027. Por si përpara dhe pas zyrtarizimit të këtij vendimi nga UEFA, polemikat kanë qenë të shumta.

Në këtë debat, për herë të parë ka ndërhyrë edhe vetë presidenti i UEFA, Aleksandër Ceferin.

Në një intervistë për median sllovene “Delo”, ai ka thënë se si slloven e di mirë situanën në Ballkan, që është si gjithmonë një “minë me sahat”, por futbolli shkon përtej politikës.

“Interesant është fakti se federatat e futbollit në Shqipëri dhe Serbi, të përkrahura nga qeveritë e dy vendeve, kanë shprehur dëshirën për të organizuar këtë garë së bashku. Kjo është një dëshmi tjetër se sporti është mbi politikën. Sportet janë diçka e mirë. Është një mundësi e shkëlqyer për të treguar se futbolli është mbi politikën e përditshme”.

Shqipëria dhe Serbia do të ndajnë sfidat e finaleve të Euro 2027 për të rinjtë, ndërsa secili vend do të presë nga tetë përfaqësuese. Finalja e madhe e turneut do të luhet në “Arenën Kombëtare” në Tiranë./K.K

Të fundit

Tym brenda avionit të “Delta Airlines”/ Piloti bën ulje të detyruar, evakuohen pasagjerët

Panik në avionin e linjës “Delta airlines” e cila udhëtonte për në Karolinën e Jugut. Sic raporton “NY Times”,...

Shtohet përdorimi i drogës nga të rinjtë në Ballkan, studimi sjell detaje për Shqipërinë

Në vendet e Ballkanit Perëndimor kanabisi ishte më i përdoruri nga të rinjtë që janë përdorues të lëndëve narkotike me 42% të të anketuarve,...

Sherr me grushte në rrugë dhe lokal në Tiranë, 3 e pësojnë, 2 arratisen

Policia e Tiranës ka nisur hetimin për 3 shtetas, pas denoncimit të një 21-vjeçari, për dhunën e ushtruar në një lokal. Në padinë e tij,...

Ngjela: Nëse Ols Dado ka quajtur ‘ndyrësirë’ Veliajn, nuk mund të jetë më prokuror!

Avokati Spartak Ngjela foli sot në ‘Frontline Interview’ me Marsela Karapançon teksa foli për lëvizjet e SPAK dhe arrestimin e Erion Veliajt. Ngjela thotë se ende...

Britania e Madhe bëhet gati për luftë? Starmer: Shpenzimet e mbrojtjes do të rriten 2.5%

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së deri në...

Lajme të tjera

Web TV