Last Updated on 19/11/2026 by EL
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, në mbledhjen e tij të radhës, miratoi ndërtimin e një fushë futbolli me bar artificial në Peqin në kuadër të projektit ‘100 fushat’ dhe në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit.
Projekti synon të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës sportive në qytetin e Peqinit dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e futbollit, veçanërisht për fëmijët, të rinjtë dhe ekipet sportive të zonës.
Sipas marrëveshjes, Bashkia Peqin do të mundësojë një sipërfaqe prej 19,695 m² dhe do të marrë përsipër ndërtimin e bazamentit dhe rrethimin e fushës, ndërsa FSHF do të financojë dhe realizojë vendosjen e tapetit me bar artificial, si dhe do të sigurojë portat, flamujt e këndit dhe pajisjet e nevojshme për mirëmbajtjen e saj.
Ky bashkëpunim është një tjetër hap në kuadër të projektit “100 Fushat”, përmes të cilit FSHF vijon investimet në infrastrukturën futbollistike në të gjithë vendin, me synimin për t’u dhënë më shumë mundësi fëmijëve dhe të rinjve për t’u angazhuar në futboll dhe për të zhvilluar talentin e tyre në kushte bashkëkohore.et
