Vrasja e 67-vjeçarit në Kurbin, arrestohet autori i dyshuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autori i dyshuar i vrasjes së 67-vjeçarit në fshatin Vilëz ka rënë në prangat e policisë së Lezhës.

Blutë bëjnë me dije se në momentin e arrestimit 53-vjeçarit, Dashnor Tota i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin Dodë Mamli për motive pronësie.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 18:00, në fshatin Vilëz, Zhejë, Kurbin.

Njoftimi i policisë:

Dyshohet se vrau me armë zjari, një 67-vjeçar, dje, në fshatin Vilëz, si rezultat i kontrolleve intensive nga Policia, kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari.

Operacioni për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi u zhvillua pa ndërprerë nga shërbimet operacionale të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e fshatit ku ndodhi ngjarja dhe në zonat përreth. Si rezultat, mesditën e sotme, është lokalizuar në fshatin Vilëz, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi:

D. T., 53 vjeç, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.

Në momentin e kapjes nga Policia, këtij shtetasi i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin D. M., për motive pronësie.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./K.K

Të fundit

Detajet nga ngjarja në Maliq: 14-vjeçari po mbrohej, autori e ndoqi me thikë në dorë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo më 14 Gusht në Pirg të...

Pse Putin do ta takojë kurrë Zelenskyn (analizë)

Marrëveshja e të hënës në Shtëpinë e Bardhë mbi hapin tjetër – një takim dypalësh midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr...

SPAK: 140 deputetët e rinj janë të pastër, asnjëri nuk është nën hetim

Politikanët mund të rrinë të qetë edhe për disa kohë nga SPAK-u. Të paktën ata që nuk ëndërrojnë të bëhen ministra. Një lajm i...

Igli Tare gjen sulmuesin e shumëkërkuar! Kushton 40 mln euro

Milani ka hedhur sytë nga Victor Boniface, sulmuesi i Bayer Leverkusen. Pas kërkimeve për të gjetur një qendërsulmues për projektin e ri, drejtuesit kuqezinj...

Po vjen blerja më e kushtueshme në historinë e Premier League!

Alexander Isak është lojtari më i lakuar i momentit në mediat sportive të Europës.  Sulmuesi po bën një betejë të hapur me Newcastle për ta...

Lajme të tjera

Web TV