Flamurtari është shpallur fitues i Superkupës së Shqipërisë në basketboll për femra, pasi mposhti Tiranën me rezultatin 94-74.
Skuadra vlonjate vijon serinë e sukseseve, pasi vetëm pak ditë më parë kishte triumfuar edhe në Kupën e Federatës. Me këtë fitore, Flamurtari siguron një tjetër trofe dhe e nis sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme.
Vajzat e Flamurtarit dominuan sfidën ndaj Tiranës dhe në fund ngritën trofeun e Superkupës, duke sjellë edhe një tjetër kupë në Vlorë.
Flamurtari nis kështu sezonin me dy trofe në pak ditë, duke konfirmuar ambiciet për të qenë protagonist në basketbollin shqiptar të femrave./mxh
