Trupi i pajetë i një turisti francez është gjetur këtë të enjte në vendin e quajtur “Përroi i Zall Frashër”, në fshatin Zhejë, Njësia Administrative Mamurras, në Kurbin.
Sipas informacionit paraprak të policisë, trupi është gjetur i dekompozuar.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se trupi i përket shtetasit francez G. P., 61 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë vizitor në këtë zonë.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes./ad
