3 marsi afati i fundit i regjistrimit, ja me cilët aleatë do të bashkohet Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në selinë blu, negociatat për koalicionet parazgjedhore mes Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj janë përshpejtuar në minutat e fundit, ndërsa afatet po ngushtohen. Pjesa më e madhe e këtyre bisedimeve ka të bëjë me kërkesat e aleatëve për vende të sigurta në listën e PD-së, ku shumë kërkesa duket se tejkalojnë atë që Sali Berisha ka menduar për koalicionin.

Berisha ka konfirmuar se aleatët do të kenë kandidatët e tyre, por kjo do të bazohet në një marrëveshje mbi rekordin elektoral, dhe siç tha ai, koalicioni nuk mund të krijohet duke shkelur këto standarde.

Në këtë klimë të tensionuar, marrëveshja politike me Ilir Metën duket e vështirë, veçanërisht pas ditës së dytë të negociatave, kur përfaqësuesit e Partisë së Lirisë u larguan pa arritur ndonjë marrëveshje konkrete. Tedi Blushi deklaroi se negociatat janë drejt përfundimit, por pa detaje të tjera.

Aleati i vjetër i PD-së, Fatmir Mediu, shprehu shqetësimin për vendin e sigurtë në listën e PD-së, duke theksuar se do të shqyrtojë opsionet, jo vetëm për faktin personal, por për të kontribuar në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Vangjel Dule, edhe pse nuk ka arritur të arrijë një marrëveshje për kandidimet, ka njoftuar se do të ketë sa më shumë kandidate që do të kontribuojnë në koalicion.

I vetmi që ka arritur të mbyllë një marrëveshje deri tani është Agron Duka, i cili ka siguruar një vend në listë të mbyllur dhe një tjetër në listë të hapur për 10 qarqe.

Sali Berisha po shpejton për të mbyllur marrëveshjet, pasi afati për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore është më 3 mars./e.t

Të fundit

Dramë në Kupën e Mbretit, mbyllet në barazim dramatik sfida Barcelona-Atletico

Barazim i çmendur me 8 gola, mes Barcelonës dhe Atletiko Madridit, në aktin e parë gjymsmëfinal të Kupës së...

Inter me një “këmbë” në gjysmëfinalen e kupës, zikaltërit mposhtin pastër Lazion

Interi “fluturon” në Kupën e Italisë. Zikaltërit e Simone Inzagit, mposhtën me rezultatin 2-0 Lazion, në duelin çerekfinal, duke u kualifikuar kështu për në...

7 planetë do të rreshtohen në qiell, ja kur pritet të ndodhë fenomeni i rrallë

Jo një, jo dy, por shtatë planetë do të rreshtohen në qiellin e natës këtë javë në një paradë planetare relativisht të rrallë. Fenomeni...

‘Kërkoj falje publike për mbështetjen ndaj Ukrainës në OKB’/ Vuçiç: Ngatërrova votën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pranuar se Serbia ka bërë një gabim duke votuar pro rezolutës evropiane në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të...

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Siç është raportuar, një marrëveshje për mineralet midis Ukrainës dhe SHBA-së është afër. Kievi vlerëson se rreth 5% e “lëndëve të para kritike” në botë...

Lajme të tjera

Web TV