Deti me Greqinë, Berisha mbron paktin/ Juristi: E do Shqipërinë për ta shitur dhe rrjepur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbrojti marrëveshjen e detit të firmosur në 2009 me palën greke, të cilën e rrezoi me pas Gjykata Kushtetuese.

Berisha theksoi për një media greke se ajo ishte një marrëveshje e mirë që nuk duhej humbur. Për dështimin e arritjes se një marrëveshjeje ai bën përgjegjës Edi Ramën dhe shfajëson palën greke.

Avokati i njohur Romeo Kara, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News tha se Sali Berisha ka për qëllim të destabilizojë vendin për të shpëtuar nga halli që ka me drejtësinë. Sipas tij, Berisha synon pushtetitn për ta rrjepur dhe për ta shitur vendin.

“Për mua ka dalë përfundimisht mbreti lakuriq, pas zgjedhjeve të 2013, një nga kartat që humbi zgjedhjet ishte kjo. Është tradhti e lartë ndaj atdheut. Ne kemi thënë se ky perSon do të bëjë destabilizimin e vendit për hallin që ka. Tani që luhet karta e jetës së tij, familjes së tij, premton se do zhbëjë SPAK.

Ky patriot i madh nuk e ka përmend fare Çamërinë. Duke u plakur dhe duke u nxi dhe duke u bërë një barrë për Shqipërinë. Këta e duan pushtetit për ta rrjepur dhe për ta shitur Shqipërinë. Berisha i tretë zotohet hapur se do marrë pushtetit për të shitur Shqipërinë dhe ne rrimë të qetë”, u shpreh ai.

Ai u ndal tek ardhja e Chris LaCivita, i cili është pajtuar nga Partia Demokratike si strateg i fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Sipas avokatit, LaCivita po përdoret nga kryetari i PD-së, ndërsa shtoi se Berisha do ketë probleme me ligjin në lidhje me financimin e strategut elektoral.

“Ky është një person [Chris LaCicita] që vjen e jep eksperiencë. E merr si person që është afër Trumpit dhe do ta përdori. Ne do shohim se kush e ka financuar. Muajin tjetër do jem në Amerikë dhe do vij me lajme të sakta për këtë.

Berisha vetëm me financimin e LaCivita do ketë probleme me ligjin. Transparenca dhe Berisha janë dy gjera në drejtim të kundërt, Berisha mundohet të fshehë një pisllëk me një tjetër”, tha juristi Kara./   S,M

Të fundit

Masat për zyrtarët e ‘Bujqësorit’/ Pedagogu: Tenderat janë marrë me telefon nga lart!

Pedagogu Lush Susaj ka komentuar skandalin e fundit në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT), ku Prokuroria e Posaçme (SPAK)...

E pjekur apo e papjekur? Ja cila banane është më e mirë për shëndetin

Bananet e pjekura, edhe nëse janë aq të pjekura sa kanë njolla të zeza, janë zgjedhja juaj më e mirë. Sipas hulumtimeve, bananet shumë...

Burri humbet 28 mijë dollarë, u mashtrua nga ‘e dashura’ e krijuar nga IA

Një burrë në Shangai humbi gati 28,000 dollarë, pasi u mashtrua në një "marrëdhënie" në distancë me një të dashur të krijuar nga AI,...

Aktivistja Adriana Kalaja nën hetim për pengimin e automjetit të Bashkisë së Tiranës

Prokuroria ka nisur hetime ndaj aktivistes Adriana Kalaja, pasi ka penguar lëvizjen e një automjeti në pronësi të bashkisë Tiranë, me të cilin po...

Gerta Lubonja emërohet kryetare e Komisionit Kombëtar Rregullator të sektorit të ujit

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Gerta Lubonja u emërua sot në detyrën e kryetares së Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe...

Lajme të tjera

Web TV