Rama: SPAK-u e trajtoi “Bujqësorin” si fshatin e Corleones, Strasburgu do i rrëzojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

24 masat e sigurisë për stafin e Universitetit Bujqësor kërkuar nga SPAK-u dhe miratuar nga Gjykata e Posaçme kanë tronditur kryeministrin Edi Rama, i cili sot pranoi që të dëgjonte rektorin dhe më tej vetë tha se shumë prej këtyre masave do të rrëzohen nga Strasburgu sikur ndodhi sipas tij me ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi.

“Dje ka nisur një fillim mbrapsht për Shqipërinë në Strasburg dhe shumë masa sigurie mund të rrëzohen në Strasburg. Këto kanë kosto tepër të madhe. Ne nuk mund të themi se le të torturohen dhe njerëz të pafajshëm. Kjo nuk ka kuptim.

Si i shpjegohet austriakëve që një forcë speciale futet në Universitet dhe merr 24 masa sigurie për paraburgim, arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje a thua se u fut në fshatin e Corleones, këto 24-34-44 u bën Prokuroria Antimafia në Itali, por në një Universitet? Kur e pyeta rektorin për çfarë shume bëhet fjalë, tha për nën 300 mln të vjetra, pastaj pashë që është edhe më shumë.

Dy vite ka ai që ka lënë celularin në SPAK nuk ia kthejnë, nuk është fare person nën hetim, I ka dhënë letrën për tu bërë rektor, mund të dalë në edhe ai fajtor në fund, problemi është se nuk mund të nisemi nga ideja se çdo person është i fajshëm dhe duhet të provojë pafajësinë e vet” tha ai./   S,M

Të fundit

Rama takim me strukturat e PS: Misioni ynë, ngritja e flamurit shqiptar në BE

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në takim me strukturat e Partisë Socialiste në Tiranë tha se misioni i kësaj qeverie...

Pastron mëlçinë dhe lehtëson kollën, ja çfarë duhet të pini para gjumit

Mjeku rekomandon që njerëzit të pinë më shumë ujë sepse mund të përmirësojë shumë shëndetin sepse konsumimi i një gote me ujë me karafil...

Shtëpia e Bardhë do të përzgjedhë gazetarët që raportojnë për të

Në të ardhmen, Shtëpia e Bardhë dëshiron të vendosë vetë se cilat media do të lejohen të raportojnë rregullisht nga afër për Presidentin Donald...

G-Bani nuk i ndahet Gjestit: Mua pse më zgjodhe?

Pas rikthimit të tij në shtëpinë e BBVA, G-Bani duket se ka ndryshuar qasjen e tij ndaj Gjestit. Dyshja, e cila më parë kishte pasur...

Prej 4 muajsh në qeli/ Gjykata shqyrton nesër rekursin e Metës për arrestin me burg!

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë ditën e nesërme rekursin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit që kanë kundërshtuar masën e sigurisë të dhënë...

Lajme të tjera

Web TV