Miqësia me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ekonomia jonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fatos Çoçoli

Tre ditë më parë, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i shoqëruar nga një delegacion i nivelit të lartë, kreu një vizitë njëditore në Shqipëri.

Cilat janë Emiratet e Bashkuara Arabe(EAB)?

Emiratet e Bashkuara Arabe janë një shtet në Lindjen e Mesme, në skajin lindor të Gadishullit Arabik. Janë ndër vendet më të pasura në botë me naftë. Renditen të shtatët në botë për rezervat e naftës dhe gazit natyror. Kanë një popullsi mbi 11milionë banorë, me një prodhim kombëtar 850 miliardë euro në vit. Vendi ka ekonominë më të larmishme midis shteteve të Gjirit Persik. Në dy dekadat e fundit, Emiratet e Bashkuara Arabe janë bërë më pak të varura nga nafta dhe gazi dhe po fokusohen ekonomikisht në turizëm dhe energjite e gjelbra.

Kontaktet dhe vizitat në nivelet më të larta mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe janë shtuar këto tre vitet e fundit, që nga viti 2023.

Rëndësia e marrëveshjes 1 miliardë euro Shqipëri-EAB-Itali

Marrëveshja e nënshkruar më 15 janar 2025, në Samitin Botëror të Energjisë së Ardhshme në kryeqytetin Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, me Italinë dhe vetë Emiratet, është e rëndësishmë për të ardhmen e prodhimit të energjisë elektrike tek ne.

Një miliardë euro që do të investohen në tre vite 2025-2027, për të lidhur vendin tonë me Italinë me kabllo nënujore të energjisë elektrike, si dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do te investojnë, permes kompanise se tyre shteterore, gjigandit Masdar dhe strukturave te tjera, duke e ndihmuar vendin tone, edhe per strategjine e tyre te biznesit, qe Shqiperia te shndërrohet në vend me shumë interes për të prodhuar energji të gjelbër për investues të mëdhenj strategjikë.

Pse u bëmë energjetikisht tërheqës për EAB?

Sot Shqipëria prodhon 196 megavat-orë energji elektrike nga subjektet private familjare dhe nga bizneset, shtetërore si KESH, apo biznese private. Në vendin e dytë në rajon është Serbia me një të katërtën e prodhimit të Shqipërisë, me 51 megavat-orë. Pastaj vijnë Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, që janë bashkë në një grup midis 14 dhe 18 megavat-orë në vit.

Prodhimi nga fotovoltaikët në Shqipëri
Energjia fotovoltaike 2013 – 2.8 MW/h
Energjia fotovoltaike 2024 – 196 MW/h (70 herë më shumë)
Energjia fotovoltaike 2013 – 0.14 përqind e prodhimit
Energjia fotovoltaike 2024 – 10 përqind e prodhimit

Roli i Emirateve të Bashkuara Arabe, si një ndër vendet më të fuqishme të botës që nxit fort zhvillimin e energjive të ripërtëritshme, do të jetë kryesisht zgjerimi i prodhimit të kësaj energjie tek ne.

Lexo edhe :  Sa është numri i ndërmarrjeve aktive dhe të punësuarve në vend?

Ne do të rrisim impiantet tona te prodhimit dhe do të shesim energji elektrike në tregun italian, i cili është me shumë te ardhme dhe përfitim për ne, ngaqe Italia ka vendosur në tre dekadat e fundit, që të mos ndërtojë centrale atomike të prodhimit të energjisë elektrike.

Energjia diellore në Shqipëri dhe rajon, 2024
Shqipëria – 196 MW/h
Serbia – 51 MW/h
Maqedonia e Veriut – 18MW/h
Mali i Zi – 16MW/h
Kosova – 14MW/h

Kjo i ka kushtuar shtrenjtë Italisë, pasi tani që flasim, vendi mik dhe fqinj me ne, është ende i varur nga importi i energjisë elektrike në 40 përqind të nevojave të tij. Dhe nevojat e Italisë për të importuar janë kolosale, mbi 553 Giga-vat ne vit, ose, me çmimin mesatar te burses energjitike sot, rreth 60 miliardë euro(https://elettricomagazine.it/attualita-news/dipendenza-energetica-italia-calo-rapporto-mase/ ).

Kontrata KESH-Masdar dhe e ardhmja e investimeve të EAB tek ne

Më 13 nëntor 2024, në Baku të Azerbajxhanit, Ministria jonë e Energjitikës dhe Infrastrukturës, përmes Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare nënshkroi kontratën me kompanine shteterore energjitike te Emirateve të Bashkuara Arabe, te quajtur Masdar.

Masdar ndërton në vendin e saj qytete me ndotje zero nga dioksidi i karbonit. Ndërmarrja ka një buxhet prej 30 miliardë dollarë për vitet 2025-2030, vetëm për të investuar në energjitë e ripërtëritshme kudo në planet.

Kompania Masdar, gjigandi i energjisë së rinovueshme:
Kompani shtetërore e Emirateve të Bashkuara që do të investojë në Shqipëri e në rajon
Investon në energji të rinovueshme, miqësore me mjedisin
Ndërton qytete me zero emisione karboni
Ka 83 projekte të energjisë së rinovueshme në 40 vende të botës
Synon të arrijë 100 GW energji të rinovueshme deri në vitin 2030, me vlerë totale mbi 30 miliardë dollarë

Marrëveshja përcakton fushat kryesore të bashkëpunimit midis Emirateve të Bashkuara Arabe, Italisë dhe Shqipërisë, duke përfshirë krijimin e projekteve të energjisë së rinovueshme në shkallë gigavat(miliona kilovat-ore) në Shqipëri, me fokus në energjinë diellore fotovoltaike dhe atë të erës./    S,M

Të fundit

G-Bani nuk i ndahet Gjestit: Mua pse më zgjodhe?

Pas rikthimit të tij në shtëpinë e BBVA, G-Bani duket se ka ndryshuar qasjen e tij ndaj Gjestit. Dyshja, e...

Prej 4 muajsh në qeli/ Gjykata shqyrton nesër rekursin e Metës për arrestin me burg!

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë ditën e nesërme rekursin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit që kanë kundërshtuar masën e sigurisë të dhënë...

Kërkoi ulje të dënimit/ Gjykata Supreme rrëzon ish-komandantin e UÇK-së, Sali Mustafa

Paneli i Gjykatës Supreme në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e ka hedhur poshtë kërkesën e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Fituesi i zgjedhjeve në Gjermani: Evropa duhet të mbrohet vetë

Friedrich Merz, i cili ka të ngjarë të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë pasi fitoi pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet...

Sarandë/ Shfrytëzonin të miturën për prostitucion, burg për dy tutoret

Gjykata e Sarandës vendosi masën “arrest në burg” për 42-vjeçaren Silvana Osmani dhe 39-vjeçaren Luljeta Doda të arrestuara nga policia pas një operacioni të...

Lajme të tjera

Web TV