Të korruptuar e të inkriminuar, mblidhuni te Berisha!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Siman Hadaj

Në politikën shqiptare, pak figura kanë treguar një aftësi të tillë për të mbledhur rreth vetes një grusht individësh të lidhur me skandale korrupsioni dhe abuzime me pushtetin si Sali Berisha.

Ai duket sikur të jetë poli magnetik që tërheq pa dallim çdo mbetje të korrupsionit të së kaluarës, duke e bërë atë një simbol të riciklimit të së keqes në politikë dhe drejtësi.

Në fillim iu bashkua Gjin Gjoni, një ish-gjyqtar i njohur për pasuri të dyshimta dhe për një sistem drejtësie që favorizonte të fortët. Pastaj erdhi Adriatik Llalla, ish-kryeprokurori që u sanksionua nga SHBA për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Tani në listën e mbështetësve të Berishës shtohet edhe Adrian Ndoj, një tjetër figurë që përfaqëson degradimin e sistemit të drejtësisë shqiptare.

Madje, edhe Gjeneral Gjunkshi, dikur drejtues i Shtabit të Përgjithshëm, është kthyer në një “ushtar” të thjeshtë të klubit korruptiv “Partizani”, duke konfirmuar edhe një herë se Berisha nuk po ndërton një alternativë për të ardhmen, por thjesht po krijon një strehë për ata që kërkojnë mbrojtje nga një sistem drejtësie përditë e më aktiv.

Me këtë grupim, Berisha nuk ofron asnjë mundësi për një Shqipëri më të mirë. Përkundrazi, ai kërkon të mbajë gjallë një model të kalbur të politikës dhe administratës, ku korrupsioni dhe kapja e institucioneve ishin norma, dhe ku ai dhe familja e tij qëndronin në majën e piramidës. Në vend që të sjellë ndryshim, ai po ringjall të shkuarën më të errët të vendit.

A është ky drejtimi që meriton Shqipëria? Ka ardhur koha që qytetarët të mos bien më pre e këtij riciklimi të së keqes!

Të fundit

Norvegji/ U goditën nga orteku, një i vdekur dhe një i plagosur

Një shtetas britanik ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi u goditën nga një ortek. Ngjarja ka...

Rritet numri i rasteve me fruth në SHBA! Autoritetet konfirmojnë dy viktima

Numri i viktimave nga epidemia e fruthit në Teksas dhe Nju Meksiko të SHBA-ve ka shkuar në dy, konfirmoi sot sekretari amerikan i shëndetësisë...

Pakënaqësia në punë, faktorët nxitës

Fatkeqësisht, kushtet që nxisin pakënaqësi në punë janë konkrete, ato janë aty dhe jo gjithmonë dimë si të reagojmë në kohë. Nga ana tjetër,...

Marsi dikur kishte oqeane, plazhe ‘të stilit të pushimeve’

Të dhënat nëntokësore nga Marsi sugjerojnë se planeti mund të ketë pasur dikur oqeane dhe plazhe të ngjashme me ato të Tokës, sipas një...

E ftohura mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak, ja çfarë të bëni

Ngritja e nivelit të sheqerit në gjak nuk ndodh vetëm pas ngrënies së një vakti të pasur me karbohidrate apo sheqerna. Ka shumë arsye të...

Lajme të tjera

Web TV