Prokuroria ka nisur hetime ndaj aktivistes Adriana Kalaja, pasi ka penguar lëvizjen e një automjeti në pronësi të bashkisë Tiranë, me të cilin po transportoheshin dokumente nga Bashkia te Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.
Kalaja u hodh para makinës në një përpjekje të dëshpëruar për t’i rënë në sy Sali Berishës. Ky i fundit postoi videon e saj, duke thënë se po largohen provat e korrupsionit nga Bashkia.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 61 vjeçe, pasi ditën e djeshme, ka penguar lëvizjen e një automjeti në pronësi të bashkisë Tiranë, me të cilin po transportoheshin dokumente, nga ky institucion, te Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave”, njofton policia./k.k