Kërkoi ulje të dënimit/ Gjykata Supreme rrëzon ish-komandantin e UÇK-së, Sali Mustafa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paneli i Gjykatës Supreme në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e ka hedhur poshtë kërkesën e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa, për ulje të dënimit prej 15 vjetësh burgim.

Ky panel – i përbërë nga kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova dhe gjykatësit Christine van den Wyngaert dhe Daniel Fransen – hodhi poshtë edhe ankesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për vendimin e vitit të kaluar të Apelit.

“Paneli konstatoi se Mustafa nuk arriti të identifikojë se si dënimi prej 15 vitesh përbën shkelje të ligjit penal”, thuhet në vendimin e publikuar.

Fillimisht, në dhjetor të vitit 2022, Mustafa ishte dënuar për krime lufte me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë. Në dhjetor të vitit 2023, Apeli ia kishte ulur dënimin në 22 vjet burgim.

Por, më vonë, më 10 shtator 2024, u tha se Paneli i Gjykatës së Apelit shqiptoi ndaj Mustafës dënim të njësuar prej 15 vjetësh burgim “duke llogaritur dhe kohën në paraburgim”.

“Vendimi ka ndjekur udhëzimet e vendimit të Panelit të Gjykatës Supreme të datës 29 korrik 2024, lidhur me kërkesën e zotit Mustafa për mbrojtjen e ligjshmërisë, i cili anuloi dënimin e zotit Mustafa me 22 vjet burgim dhe ia ktheu çështjen përsëri Panelit të Apelit”, u tha në njoftim.

Mustafa është arrestuar dhe më pas është transferuar në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara më 24 shtator të vitit 2020.

Procesi gjyqësor kishte nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe në të kanë marrë pjesë 29 dëshmitarë – 14 të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 15 të mbrojtjes. Gjatë gjykimit edhe tetë viktima kanë dhënë dëshmitë e tyre.

Lexo edhe :  Papa, në gjendje të qëndrueshme/ Vatikani: Nuk ka pasur kriza të frymëmarrjes

Mustafa është personi i parë që është dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë – që njihen edhe si Gjykata Speciale – lidhur me akuzat që kanë të bëjnë me krime lufte.

Në korrik të këtij viti, Gjykata ka dënuar edhe Pjetër Shalën me 18 vjet burgim, për krime lufte.

Përveç Mustafës dhe Shalës, të akuzuar për krime lufte janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Gjyqi ndaj tyre është duke vazhduar, ndërsa së fundi është thënë se dëshmitarët e fundit të ftuar nga prokurorët do të dëshmojnë deri më 4 prill./K.K

Të fundit

Norvegji/ U goditën nga orteku, një i vdekur dhe një i plagosur

Një shtetas britanik ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi u goditën nga një ortek. Ngjarja ka...

Rritet numri i rasteve me fruth në SHBA! Autoritetet konfirmojnë dy viktima

Numri i viktimave nga epidemia e fruthit në Teksas dhe Nju Meksiko të SHBA-ve ka shkuar në dy, konfirmoi sot sekretari amerikan i shëndetësisë...

Pakënaqësia në punë, faktorët nxitës

Fatkeqësisht, kushtet që nxisin pakënaqësi në punë janë konkrete, ato janë aty dhe jo gjithmonë dimë si të reagojmë në kohë. Nga ana tjetër,...

Marsi dikur kishte oqeane, plazhe ‘të stilit të pushimeve’

Të dhënat nëntokësore nga Marsi sugjerojnë se planeti mund të ketë pasur dikur oqeane dhe plazhe të ngjashme me ato të Tokës, sipas një...

E ftohura mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak, ja çfarë të bëni

Ngritja e nivelit të sheqerit në gjak nuk ndodh vetëm pas ngrënies së një vakti të pasur me karbohidrate apo sheqerna. Ka shumë arsye të...

Lajme të tjera

Web TV