Një kioskë është përfshirë nga flakët në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit . Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë shërbimi zjarrfikës që izoloi dhe fiku flakët.
Sipas burimeve zyrtare, nga flakët nuk pati dëme në njerëz, por dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se flakët në kioskë u shkaktuan nga një qark i shkurtër elektrik./K.K