Futbolli Shqiptar, infrastruktura relativisht e mirë cilësia e dobët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti 2025 ka nisur mjaft mirë për infrastrukturën e futbollit shqiptar, me investime të rëndësishme nga Federata e Futbollit. Në dy muajt e parë të vitit janë përfunduar dy fusha të reja: një në Famullinë e Shna Prendes në Juban të Shkodrës dhe tjetra në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë. Gjithashtu, ka përfunduar rikonstruksioni i plotë i stadiumit “Egnatia Arena”, ku janë instaluar: një sistem modern ndriçimi, një ekran LED perimetral, si dhe janë realizuar punime në tribuna si vendosja e stolave të rinj dhe përmirësime të tjera infrastrukturore.

Puna vazhdon me ritme të larta në disa qytete të vendit për të modernizuar infrastrukturën futbollistike. Në “Shtëpinë e Futbollit” po ndërtohen dy fusha të reja, të cilat do t’u shtohen fushave ekzistuese që shërbejnë për ndeshje dhe stërvitje të ekipeve kombëtare. Po ashtu, në Shtoj të Shkodrës është drejt përfundimit një fushë moderne me bar artificial.

Ndërkohë, në Elbasan ka nisur puna për rikonstruksionin e një fushe me bar natyral në kompleksin sportiv “Shefqet Lamçja”, ndërsa në Gjirokastër pritet të fillojnë punimet për dy fusha të reja, pas rikonstruksionit të plotë të fushës së stadiumit “Luftëtari”.

Në javët e ardhshme, priten të zbatohen projekte të tjera infrastrukturore në disa qytete të vendit, duke vijuar përmirësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të kushteve për futbollin shqiptar.

Të fundit

Ministri Hasani vizitë zyrtare në Ankara, takohet me homologun turk

27.02.2025 – Me ftesë të homologut të tij turk z. Hakan Fidan, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme,...

Silvinjo merr frymë lirisht, Ismajli nuk është dëmtuar

Nuk ka alarm për Ardian Ismajlin. Mbrëmjen e kaluar mbrojtësi shqiptar i Empolit u zëvendësua në minutën e parë të pjesës së dytë dhe të...

KQZ, SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme firmosin Protokollin për zgjedhjet 2025

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka firmosur një protokoll me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme, me...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Kryemadhit, e lë në “detyrim paraqitje”

Gjykata e Lartë mësohet se ka rrëzuar rekursin e deputetes Monika Kryemadhi. Kështu, Kryemadhi mbetet në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ajo kërkonte shuarjen e masës...

Zgjedhjet/ Diaspora edhe 5 ditë kohë për regjistrim, 238 mijë aplikime

KQZ duket se nuk është larg objektivit për 250 mijë emigrantë të regjistruar deri më 4 mars që është afati i fundit. Deri më tani...

Lajme të tjera

Web TV