‘Independent’: Shqipëria një nga pesë destinacionet më të mira buxhetore për 2025-ën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qoftë ski apo banjo dielli, ekspertët e udhëtimeve kanë përzgjedhur disa nga destinacionet më të mira për pushime në vitin 2025, nga Spanja në Shqipëri shkruhet në një artikull në të përditshmen britanike “Independent”.

Ende duke u rikuperuar nga inflacioni i lartë i vitit, shumica e turistëve dëshirojnë të kursejnë gjatë muajve të parë të vitit 2025, megjithëse sytë i kanë te pushimet. Ideja më e mirë do të ishte të shkëmbenit destinacionet e famshme të pushimeve me kërkesë të lartë me vendet më pak të njohura dhe më të lira.

Për fat të mirë, ekzistojnë shumë opsione për të zgjedhur nëse doni të kurseni para pa kompromentuar rrezet e diellit apo cilësinë e përvojave.

Pesë destinacionet me çmime të përballueshme janë: Shqipëria; El Gouna, Egjipt; Galicia, Spanjë; Voss, Norvegji; Bosnjë-Hercegovinë.

Destinacioni më i mirë për aventura: Shqipëria

Ndërsa jeni duke shëtitur nëpër rrugët me kalldrëm, duke vështruar majat e maleve apo duke notuar në ujërat e kaltra bruz, Shqipëria mund të ngatërrohet lehtësisht me fqinjën e saj elegante përtej detit Adriatik.

Por, në krahasim me Italinë, plazhet shqiptare janë më të qeta, pikat e fshehura janë më të shumta dhe çmimet janë dukshëm më të lira.

“Contiki” operatori i parë turistik i të rinjve i specializuar në udhëtime për moshat 18-35-vjeç ofron një turne në të gjithë vendin ballkanik. Ju mund të njiheni me të kaluarën e kryeqytetit, Tiranës përmes arkitekturës otomane, fashiste dhe sovjetike.

Gjithashtu, vendi mesdhetar ofron shtigje ecjeje në Parkun Kombëtar të Valbonës dhe plazhe magjepsëse përgjatë Rivierës Shqiptare. Një udhëtim tetëditor kushton 1025 paund për person, duke përjashtuar fluturimet./ Independent   /   S.M

Të fundit

Detaje për vrasjen e 30-vjeçares në Tiranë. Çfarë gjeti policia në banesë

Detaje të reja shtesë mësohen në lidhje me vrasjen me thikë të 30-vjeçares në Tiranë, e cila dyshohet se...

Sipas hulumtimit të Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet njohëse të trurit, në...

Zelensky shkon në SHBA, Trump: Ukraina mund ta harrojë futjen në NATO

Pak orë para se Volodymyr Zelensky të hyjë në zyrën e tij për të nënshkruar një marrëveshje të madhe për tokat e rralla me...

DETAJE/ 30-vjeçarja e huaj u gjet e vdekur në Tiranë, arratiset bashkëshorti

Policia e Tiranës po e heton si vrasje ngjarjen e ndodhur në rrugën “Gjon Muzaka”, ku mesditën e sotme u gjet e pajetë një...

Vrasja në Shkodër, viktimë një 20-vjeçar. Policia: U qëllua me armë zjarri (EMRI)

Detaje të reja nga vrasja në Shkodër, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin “Guci e Re”. Viktima është Pavlin Preka, 20 vjeç. Ndërsa autori...

Lajme të tjera

Web TV