Kryeministri Edi Rama u pyet nga komentuesit për marrëdhënien me Amerikiën dhe Soros. Kreu i qeverisë u kujtoi ndjekësve se kur Donald Trump fitoi mandatin e parë presidencial, këneta u çua në Kuvend dhe i kërkoi që të ikë vetë ose Trump do ta merrte zvarrë.
Rama tha e kanë harruar si vazhdoi historia, pasi këneta u ka marrë peng trurin.
“O vdeksha unë për ty. Ca do të dish për marrëdhënien me Soros, apo ta kanë marrë edhe ty trurin peng edhe të fusin çdo ditë gjilpërën me llum kënete në kokë. Do ta shihni edhe Amerikën, edhe marrëdhënien me Amerikën, edhe mbështetjen e Amerikës. Gjitha do t’i shini, siç i keni parë. Po s’mbani mend se e keni kujtesën e dobët dhe u mban këneta peng. Ju kujtohen kur fitoi Trump mandatin e parë dhe thanë ik vete se do vijë Trump të të marrë zvarrë. Si vazhdoi pastaj puna, apo kismet./ S,M