Është finalizuar një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të quajtur “The Ëanted”.
Është ekstraduar nga Spanja shtetasi me iniciale A.J., i moshës 41 vjeç. Shqiptari ka qënë i dënuar dhe i akuzuar për krime kunfër njerëzve, për pastrim parash në mënyrë ilegale dhe për armëmbajtje pa autorizim.
Falë bashkëpunimit mes Drejtorisë së Interpol Tirana dhe homologëve spanjollë, 41-vjeçari është ekstraduar nga Barcelona për në Shqipëri.
Gjykata e Tiranës e ka dënuar të ekstraduarin me vendlindje Vlorën, me 6 vite burgim për veprat penale të krimit ekonomik si fshehja e të ardhurave dhe pastrimi i produkteve të përfituara prej aktivitetit kriminal./k.m
