“Tërmet politik në botë”, Berisha: Të miratojmë para zgjedhjeve ligjin për “desorizimin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pasi Komisionin për mirëqeverisjen në Kongresin Amerikan foli për çështjen e kryedemokratit Sali Berisha, ky i fundit ka reaguar sot në Kuvend, duke kërkuar me urgjencë miratimin e ligjit për desorifikimin e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu demokrat theksoi se në botë ka ndodhur një tërmet i madh politik për përmbysjen e sorosizmit dhe ekstremit të majtë. Ai u kërkoi ligjvënësve socialistë që ta miratojnë tani këtë ligj, pasi sipas tij pas zgjedhjeve do të jetë më i vështirë për ta.

“Siç e shihni një tërmet i madh politik ka ndodhur në botë dhe ju nuk mund të bëni të paditurin nuk mund të fshiheni sepse ky tërmet ka patur pasqyrimin më të madh pas SHBA në Shqipëri. Ky tërmet është përmbysja e sorosizmit dhe ekstremit të majtë në SHBA, por që pati reflektime të tmerrshme edhe në këtë vend.

Ju kërkoni ta kaloni, në një kohë kur atje çdo ditë presidenti firmos zinxhir dekretesh për desorifikimin e SHBA ju vazhdoni të bëni sikur t’i mbani ato në këmbë. Të mbani në këmbë akte e qëndrime që janë në armiqësi jo vetëm me Shqipërinë, por me të gjitha vendet e lira dhe që aspirojnë të mbeten të tilla.

Me urgjencë ligji për desorifikimin e Shqipërisë është emergjencë kombëtare. Është më mirë të bëhet tani sesa ta bëjmë ne fill pas zgjedhjeve. Se do thoni po na persekutoni. Do ketë të njëjtën peshë si dekomunistizimi.

Ju e dëgjuat mbrëmë kongresin e SHBA, është institucioni themelor i demokracisë ku ju u cituar për akte antidemokratike dhe plaçkitje të fondeve të SHBA, ndaj edhe ligjin pranojeni si e keqja më e vogël për ju se ai që do bëhet pas zgjedhjeve do t’ju dhëmbë shumë”./   S,M

Të fundit

Shpërdorim detyre/ GJKKO merr vendimin për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri

Ish-kryebashkiaku demokrat i Pogradecit, Eduart Kapri u cilësua fajtor për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim dhe...

Futbolli me katër rregulla të reja, FIFA i diskuton më 1 mars! Ndryshime për gjyqtarët

Revolucion në futboll. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino konfirmoi se në datën 1 mars ata do të takohen me Bordin e Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit...

Histori Gjakësori

Altin Ketro Më 12 shtator 1998, në mbrëmje, nga ish-selia e PD-së pranë Ushtarit të Panjohur në Tiranë, del Azem Hajdari dhe drejtohet për nga rruga që...

Paga 1 deri në 3 mijë €, rreth 6 mijë vende pune në panair, nga ndërtimi e turizmi tek IT

Sipërmarrje që kërkojnë punonjës me dëshpërim, dhe të rinj që ankohen se nuk gjejnë punë. Me eksperimentin për të sjellë fuqi punëtore të huaj...

Kuvendi miraton zgjatjen e afatit të pasaportave dhe kartave ID të skaduara për diasporën

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 76 vota pro një vendim që zgjat vlefshmërinë e kartave të identitetit dhe pasaportave të skaduara, por...

Lajme të tjera

Web TV