“Më the, po Damian, ma futën”, Gjiknuri-Berishës: Mos shpreso në gjëra që nuk ke siguri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Damian Gjiknuri dhe Sali Berisha replikuan sot në seancën plenare, teksa lideri i PD-së i tha socialistit se do thirret si dëshmitar në SPAK për të dëshmuar për kryeministrin Rama.

“Damian shko ku të duash, edhe në malin Atos, dëshmitar do thirresh për Edi Ramën. Nuk ke ku të shkosh pa u thirrur. Është akti më flagrant, i korrupsionit. I ka dhënë 225 mijë dollarë nga zyra e tij. Ato nuk ia ke dhënë ti. Nuk e them këtë. Por ti ke dijeni të plotë. Dëshmitarin e ke të sigurt, më mire bëhu ‘pentito’. Prisni kur t’i bjerë tavolinës me kokë tani, jo më me grusht”, tha më tej Berisha.

Gjiknuri iu kundërpërgjigj Berishës duke i kujtuar fjalën që i ka thënë jashtë parlamentit një herë për historinë e Xhejms Trafikantit. Ndërsa sa i përket ndryshimit në SHBA me Trump, Gjiknuri i thotë Berishës të mos mbajë shpresa në gjëra që nuk ka siguri.

‘Sali me ty s’ja vlen debate të vjetra me këto çështje. Ta kam thënë aty jashtë të kujtohet Xhejms trafikanti. Po Damian the, ma futën. Kam dëshmuar gjithmonë. Ti je i shqetësuar me negociatat jo të mira me anë të përfaqësuesit tënd. Nuk ja vlen të përdorësh këtë vend për akuza. Konflikti i Xhejms trafikantit do përsëritet. Mos mba shpresa tek gjëra që nuk ke siguri.’/  S,M

Të fundit

Rama mesazh socialistëve: Do ngrejmë flamurin e Shqipërisë për herë të dytë pas 1912

Gjatë fjalës së tij drejtuar socialistëve Rama renditi disa arsye se përse ata duhet të jenë krenar për Partinë...

Berisha ftohet nga IDU në forumin e Brukselit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë një ftesë zyrtare nga Unioni Internacional Demokratik (IDU) për të marrë pjesë në Forumin IDU 2025,...

Dalin pamjet, ja si dukej banori i “Big Brother” para ndërhyrjeve estetike (FOTO)

Në rrjetet sociale po qarkullojnë krahasime për ndryshimin e pamjes së Shkëlzen Oruçit, një nga banorët e Big Brother VIP Albania, përpara dhe pas...

Gjiri i Guantanamos: Një front i ri në politikën amerikane të emigracionit?

Presidenti amerikan Donald Trump planifikon dërgimin e 30 mijë emigrantëve pa dokumente në Gjirin e Guantanamos, bazë detare amerikane në Kubë. I njohur si vendi...

Tiranë – Gjenevë me Air Albania/ Inaugurohet linja e re në aeroportin ndërkombëtar

Tirana dhe Gjeneva lidhen tashmë direkt me kompaninë Air Albania. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës zgjeron kështu mundësitë e lidhjes ajrore midis Shqipërisë dhe Evropës....

Lajme të tjera

Web TV