Peleshi i përgjigjet Bardhit: Sherret që keni në Primaret e PD mos i sillni në Parlament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të PS iu përgjigj akuzave të Gazment Bardhit, në lidhje me akuzat për dëgjesën me rektorin e Universitetit Bujqësor të Kamëz, Fatbardh Sallaku.

Niko Peleshi rrëzoi akuzat e kolegut demokrat, duke thënë se sherret e Primareve në PD po kërkonte që t’i sillte në sallën e Parlamentit për të hequr vëmendjen nga problematikat e brendshme të partisë.

Peleshi akuzloi Bardhin se i bëri gjyqin akademikut të Universitetit të Kamzës.

“Po dal këtu për të sqaruar, sepse e keni keqkuptuar. Rektori nuk erdhi për të mbrojtur veten nga akuzat apo personat, por për të sqaruar. Ai e tha se është i gatshëm të vijë edhe në grupin tuaj parlamentar. Zoti bardhi sapo e bëre gjyqin tënd këtu në Parlament. As rektori dhe as kryeministri nuk ka thënë se do mbajë anëne këtij apo atijk, apo se kush është fajtor. Ne nuk bëhjmë hetime. Është e padrejtë të dezinformohet publiku, se është foltore e shenjtë këtu. Nëse ju lidheni me primaret dhe tensionet atje e paqartësinë që keni atje ta sillni këtu kjo është sjellja juaj.

Pse ia hapëm derën rektorit?

Sepse edhe ai vetë nuk u mor pme procesin, por ngriti shqetësimin për një tjetër proces të universitetit dhe që preket edhe ai. Ai erdhi të sqarojë dhe të kërkojë mbështetje për të mos u ndotur imazhi por të mbështetet edhe për procesin ndërkombëtar. E kundërta është e vërtetë nga ajo që tha Bardhi këtu, mos e ndotni”, tha Peleshi./  S,M

Të fundit

Dalin pamjet, ja si dukej banori i “Big Brother” para ndërhyrjeve estetike (FOTO)

Në rrjetet sociale po qarkullojnë krahasime për ndryshimin e pamjes së Shkëlzen Oruçit, një nga banorët e Big Brother...

Gjiri i Guantanamos: Një front i ri në politikën amerikane të emigracionit?

Presidenti amerikan Donald Trump planifikon dërgimin e 30 mijë emigrantëve pa dokumente në Gjirin e Guantanamos, bazë detare amerikane në Kubë. I njohur si vendi...

Tiranë – Gjenevë me Air Albania/ Inaugurohet linja e re në aeroportin ndërkombëtar

Tirana dhe Gjeneva lidhen tashmë direkt me kompaninë Air Albania. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës zgjeron kështu mundësitë e lidhjes ajrore midis Shqipërisë dhe Evropës....

Grevë e palës greke në Kakavijë, njoftim i rëndësishëm për udhëtarët

Policia kufitare në Kakavijë bën me dije se për shkak të një greve të palës greke, ditën e nesërme 28 shkurt nga ora 07:00...

Një plumb në gjoks në oborrin e shtëpisë, ‘zbërthehet’ vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër

Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja me armë zjarri e ndodhur në fshatin Guci e Re në Shkodër, ku mbeti i vdekur shtetasi...

Lajme të tjera

Web TV