KQZ duket se nuk është larg objektivit për 250 mijë emigrantë të regjistruar deri më 4 mars që është afati i fundit.
Deri më tani kanë aplikuar afro 238 mijë emigrantë, ndërsa janë miratuar mbi 192 mijë kërkesa për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve.
Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë refuzuar afro 41 mijë kërkesa për shkak të gabimeve me adresat.
Thirrja e partive politike por edhe e KQZ është që emigrantët të aplikojnë pasi kanë mbetur vetëm 5 ditë afat për t’u regjistruar.
Më shumë regjistrime ka pasur nga Italia, Greqia Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.