DETAJE/ 30-vjeçarja e huaj u gjet e vdekur në Tiranë, arratiset bashkëshorti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës po e heton si vrasje ngjarjen e ndodhur në rrugën “Gjon Muzaka”, ku mesditën e sotme u gjet e pajetë një shtetase e huaj në një banesë të marrë me qira.

Mësohet se autoritetet shqiptare kanë shpallur në kërkim bashkëshortin e vajzës, pasi dyshojnë se ai mund të jetë autor i vrasjes së 30-vjeçares, në trupin e së cilin janë konstatuar plagë të ndryshme, që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Sipas burimeve e reja jetonte në shtëpinë e marrë me qira përmes platformës Airbnb, me bashkëshortin e saj, i cili është po ashtu shtetas i huaj.

Mësohet se çifti kishin 7 ditë që kishin ardhur në Shqipëri, por nuk dihet arsyeja përse ndodheshin në vendin tonë. Policia është njoftuar për ngjarjen nga pronarja e shtëpisë që i kishte dhënë çiftit banesën me qira.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur disa ditë më parë, por forcat e rendit vetëm sot janë njoftuar nga pronarja banesës. Ndërkohë, mësohet se bashkëshorti i vajzës nuk është gjetur nga policia dhe ai dyshohet se është larguar nga Shqipëria.

Policia nuk ka siguruar ende të dhëna se nga çifti ishte me origjinë, por pronarja e banesës ka pohuar se flisnin në gjuhën arabe.

Sakaq, grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Po ashtu sqarohet se trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të zbardhur plotësisht ngjarjen. /e.t

Të fundit

Veliaj falenderon Ramën: Po i qëndron në krye punëve të Bashkisë, s’po djegim letrat

Në një intervistë të dhënë me shkrim për emisionin Top Story në Top Channel me Grida Dumën, kryebashkiaku i...

Ekspertët: Evropa nuk mund të zëvendësojë SHBA-të si garantuese e sigurisë së Ukrainës

Friedrich Merz, i cili pritet të bëhet kancelar i Gjermanisë pasi partia e tij demokristiane fitoi zgjedhjet parlamentare të 23 shkurtit, ka thënë se...

“Ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”/ Kongresmeni dhe eurodeputeti, kritika ndaj Pentagonit

Një qëndrim ofendues për Kosovën ka sjellë kritika të forta ndaj Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Kongresmeni, Ritchie Torres, dënon zëdhënësen e Pentagonit, Kingsley Wilson,...

Tonali rrëfen varësinë nga bastet/ 6 muaj nuk përdora fare celular, shkova në psikiatër!

Sandro Tonali, mesfushori italian i Newcastle dhe ish-lojtari i Milanit, ka dhënë një intervistë të gjatë për “La Repubblica”, ku ka treguar si u...

Shtrydhësja e Kamzës dhe Aleksi

Skënder Minxhozi Si fillim i duhet kërkuar ndjesë familjes së Aleks Nikës dhe dëshmorëve të tjerë të 21 janarit 2011, që në titullin e shkrimit...

Lajme të tjera

Web TV