Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja me armë zjarri e ndodhur në fshatin Guci e Re në Shkodër, ku mbeti i vdekur shtetasi Paulin Preka, rreth 20-vjeç.
Burime për mediat bëjnë me dije se ai është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në pjesën e gjoksit dhe gëzhoja është gjetur në vendngjarje dhe sekuestruar nga Policia.
Po ashtu bëhet me dije se trupi i pajetë i tij u gjet nga xhaxhai i tij, në oborrin e banesës në të cilën jetonte i vetëm.
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./e.t