Last Updated on 27/02/2025 by adminfjala
Policia kufitare në Kakavijë bën me dije se për shkak të një greve të palës greke, ditën e nesërme 28 shkurt nga ora 07:00 deri në orën 23:00, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve.
Në njoftim thuhet se në këtë pikë kalimi do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore. /e.t