Gjirokastra mirëpriti në dimër 10 mijë turistë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjirokastra është një nga qytetet që turistët e huaj po e vizitojnë në çdo kohë. Gjatë stinës së dimrit qyteti i gurtë së bashku me rrethinat ka regjistruar 10 mijë turistë.

“Në Bashkinë e Gjirokastrës kemi patur një numër të konsiderueshëm vizitorësh, kjo për faktin sepse Gjirokastra tashmë është kthyer në një qytet muze ku vizitorët si të huaj dhe ata vendas e preferojnë dhe e frekuentojnë qytetin tonë pothuajse gjatë gjithë vitit, sigurisht sezoni turistik i pranverës fillon tani në muajin Mars, por edhe gjatë dimrit numri i atyre që  kanë vizituar Gjirokastrën ka qenë i kënaqshëm”, tha Alisa Gushi, drejtore e Agjencisë së Turizmit, Bashkia Gjirokastër.

Jo vetëm për qendrën historike të qytetit, por vizitorët po tregojnë interes të shtuar edhe për vlerat natyrore dhe trashëgiminë kulturore.

“Mbeten vlerat e Gjirokastrës, të cilat janë kalaja, muzeu Etnografik, muzeu  “Kadare”, Luftës së Ftohtë, Pazari karakteristik,  për të cilat vizitueshmëria është shumë e lartë dhe interesi  i atyre që vijnë është shumë i lartë”, tha Gushi.

Në prag të pranverës, institucionet publike dhe biznesi lokal kanë nisur përgatitjet për flukset e larta turistike.

“Përveç një numri të madh aktivitetesh që po përgatitemi tani për sezonin veror, ajo që ka më shumë rëndësi janë përgatitja e fletëpalosjeve pra për një mirinformim të të gjithë vizitorëve që vijnë në qytet duke nisur nga hartat, pikat turistike, të cilat duhet të vizitojnë, për të lehtësuar lëvizjen e tyre nëpër qytet”, tha Gushi.

Përgjatë vitit 2024, Gjirokastra u vizitua nga mbi 700 mijë turistë vendas dhe të huaj duke e kthyer këtë sektor në promotorin e ekonomisë lokale./E.T

Të fundit

Nëse ka pasur një debat në dashuri, do zgjidhet shumë shpejt, horoskopi për sot

Dashi Në përgjithësi, do të ndiheni veçanërisht të fortë, duke krijuar terrenin për sukses të jashtëzakonshëm në vendin e punës. Ju jeni në një pikë...

Veliaj nga burgu: Ols Dado e çau karrierën nga shtrati, djali im nuk e di që jam në qeli

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit ku ndodhet prej 13 shkurtit, i është përgjigjur me shkrim disa pyetjeve të...

Veliaj falenderon Ramën: Po i qëndron në krye punëve të Bashkisë, s’po djegim letrat

Në një intervistë të dhënë me shkrim për emisionin Top Story në Top Channel me Grida Dumën, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj foli edhe...

Ekspertët: Evropa nuk mund të zëvendësojë SHBA-të si garantuese e sigurisë së Ukrainës

Friedrich Merz, i cili pritet të bëhet kancelar i Gjermanisë pasi partia e tij demokristiane fitoi zgjedhjet parlamentare të 23 shkurtit, ka thënë se...

Lajme të tjera

Web TV