Paprekshëmëria e këtij krye-trafikanti që mbushë Shqipërinë e Rajonin me kokainë, qëndron në faktin se është sponsor i PS, por ka futur në thes dhe shefat e policisë e drejtësisë së re…
Më 24 shkurt 2025, është shpallur në kërkim pronari i kompanisë “Bana King”, Trifon Murataj, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, sepse në datën 18 shkurt në Portin Durrësit, humbi njerin sy punëtori A.G i kësaj kompanie për mungesë sigurie e kushtesh.
Policia e mbajti të fshehtë ngjarjen, ndërsa pas publikimit nga mediat, u detyrua ta publikonte e bëri procedimin në bashkëpunim me prokurinë dhe shpalli në kërkim Trifonin e “Bana King”, por ai ishte njoftuar para procedimit penal për t’u fshehur apo për të ikur jashtë vendit.
Kjo është hera e pestë në katër vitet e fundit, që pronari i “Bana King”, Trifon Murataj shpallet në kërkim, 4 herë për trafikim kokaine por çuditërisht nuk është arrestuar në asnjë rast, sepse njoftohet paraprakisht nga shefat e policisë apo të drejtësisë dhe arratiset nga Shqipëria, ose qëndron i fshehur brenda vendit deri sa i hiqet arresti.
Për herë të parë, Trifon Murataj u shpall në kërkim më 31 dhjetor 2021, kur në kontejnerët e “Bana King” u kapën 119 kg. kokainë, por ai nuk u arrestua, megjithëse hante pinte me shefa policie e prokurorë në restoratet luksoze të Tiranës, deri sa ia hoqën emrin nga dosja penale.
Për herë të dytë, Trifon Murataj u shpall në kërkim më 17 korrik 2022, sepse nga konteineri i “Bana King” u zhduken 50 arka me afro 1.5 ton kokainë; por ai u fsheh para arrestimit dhe hante e pinte me shefa policie e prokurorë, në restorantet e Tiranës, deri sa ia hoqën emrin nga dosja.
Për herë të tretë, Trifon Murataj u shpall në kërkim më 4 nëntor 2022, sepse në konteinerin e “Bana King” në Portin e Durrësit, u kapën 35.5 kg. kokainë; por ai fsheh para arrestimit shkonte me shefa policie e prokurorë në restorantet luksoze të Tiranës dhe flinte te kulla e Bashkim Ulajt.
Për herë të katërt, Trifon Murataj u shpall në kërkim më 8 dhjetor 2023, sepse nga Porti i Durrësit u lejua të dilte pa kontroll dhe u çua te një parking në Shkozet, konteineri i “Bana-King” me 1 ton kokainë dhe rikthye bosh në port, ndërsa ai u fsheh deri sa iu fshi emri nga dosja.
Më 8 dhjetor 2024, pas 2 vitesh i shpallur në kërkim për 35.5 kg kokainë të kapur në konteinerin e bananave, prokuroria dhe gjykata e Durrësit ia hoqën trafikanit Trifon Murataj arrestin dhe e lanë në “Detyrim paraqitje”.
Edhe nga arratia duke qenë në kërkim, më 29 maj 2024, Trifon Murataj futi me konteinerin e “Bana King” në Portin Durrësit, 55 qese me kokainë në 13 arka bananesh të zbuluar nga skanimi, por policia nuk e procedoi.
Më 24 shkurt 2025, është shpallur për herë të pestë në kërkim, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, sepse punëtori i tij dëmtoi syrin, por ai përsëri u njoftua para se të arrestohej.
Paprekshëmëria e krye-trafikantit që mbush Shqipërinë e Rajonin me kokainë, qëndron në faktin se është sponsor i PS, por ka futur në thes dhe shefat e policisë e drejtësisë së re./ S,M