A i qëndron idesë për të shkrirë SPAK? Berisha: Nuk bie dakord me një prokurori politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me gazetarët është pyetur në lidhje me deklaratën e tij se pas fitores së 11 majit do të shkrijë SPAK-un.

Ai ka deklaruar se zbatimi i ligjit mbetet një objektiv i pandryshueshëm për PD-në, duke theksuar se Shqipëria nuk mund të ketë drejtësi të pavarur për shkak të ndërhyrjeve politike të kryeministrit Edi Rama dhe të departamentit të shkruar amerikan.

Ai ka kujtuar se kanë qenë dy zyrtarë të SHBA, Gabriel Escobar dhe Yuri Kim që kanë kërkuar burgosjen e tij, duke theksuar se ai nuk do të pajtohet kurrë me një prokurori politike, pasi kjo do të nënkuptonte pranimin e diktaturës.

Sipas Berishës, rruga drejt ndryshimit është një reformim i thellë i sistemit të drejtësisë.

Sali Berisha: Për PD zbatimi i ligjit është objektiv i pandryshueshëm. Shqipëria s’ka e s’mund të ketë drejtësi politike falë ndërhyrjeve politike të Ramës dhe departamentit të shkuar SHBA.
Escobar dhe Yuri Kim kanë kërkuar publikisht persekutimin dhe burgosjen time. A pajtohem unë me një prokurori politike? Kurrë! Sepse kjo do të thotë të pajtohesh me diktaturën. Rruga është një reformim./   S,M

Të fundit

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Përplasja Zelensky – Trump! Reagon Musk: E shkatërroi veten para syve të amerikanëve!

Debatet e ashpra mes Presidenti Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky u bënë shkak për anulimin e një konference të përbashkët për shtyp të...

Bojkoti i supermarketeve në Ballkanin Perëndimor, në Shqipëri asnjë reagim!

Një kilogram gjalpë, prodhim vendi, kushton në Shqipëri rreth 15 euro. Po ashtu edhe në Malin e Zi dhe në Kosovë, rreth 15 euro. Në Maqedoninë e Veriut...

Lajme të tjera

Web TV