Rama: Demokratët kanë lindur me këmishë, na e shohin hajrin edhe kur s’na votojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me asambletë e PS, në njësitë 7 dhe 10, Kamëz.

Ai ka theksuar se Kamza është një shembull i jashtëzakonshëm i përputhjes mes pritshmërive të votuesve dhe punëve të realizuara nga qeveria, duke e cilësuar këtë qytet si një model të qeverisjes së suksesshme, ku nuk bëhet dallim mes të majtëve dhe të djathtëve.

Rama ka shtuar se për qytetarët e Kamzës, pavarësisht orientimit politik, mbështetja e qeverisë ka qenë e vazhdueshme dhe pozitive.

Për kryeministrin, zgjedhjet e 11 majit kanë një rëndës historike, pasi do të ndikojnë jo vetëm për PS-në, por edhe për Shqipërinë, duke u dhënë mundësinë për të avancuar procesin e negociatave me BE dhe për të shfrytëzuar një mundësi të madhe historike për vendin.

“Në se ka një vend në Shqipëri ku përputhja mes pritshmërive nga vota dhe punëve të bëra është thuajse 100 përqind, ky vend është Kamza.

Është prova e një qeverisjeje dhe mbështetje nga qeveria qendrore që nuk i ndan njerëzit, të majtë apo të djathtë, e as në përkatësira krahinore.

Qytetarët demokratë kanë lindur me këmishë sepse edhe kur nuk na votojnë na e shohin hajrin. Për këtë është shumë rëndësishme që ndryshe nga të gjithë zgjedhjet e tjera, 11 maji është një zgjedhje ku jo vetëm për ne si PS ka shumë rëndësi rezultati.

Por kur rezultati ka një rëndësi historike për Shqipërinë, pasi më 11 maj duhet ë marrë të gjithë energjinë e nevojshme për të kryer procesin e negociatave me BE dhe për të shfrytëzuar dritaren e një mundësie historike”, tha Rama./e.t

Të fundit

Ish-Komanda e Gardës do të bëhet qendër kulturore,Rama:Mund të quhet Muzeu i “veshjeve…

Godina e ish-Komandës së Gardës së Republikës, do të transformohet në qendrën “Trashëgimia për të gjithë – Garda”, falë...

Ndërhyrje “horror” në FA Cup, lojtari francez largohet me barelë dhe maskë oksigjeni

Ndeshja mes Crystal Palace dhe Millwall në Kupën FA ka regjistruar në minutat e parë një episod shumë të rëndë, kur portieri i skuadrës...

Mevlani braktis partneren shtatzënë për t’u rikthyer në krahët Livias

Ndonëse në pritje për t’u bërë baba, Mevlani dhe partnerja e tij i kanë fund lidhjes së tyre. Shkak duket se është bërë raporti...

Primaret e Partisë Demokratike, mbi 44 mijë e 600 demokratë votuan deri në orën 16:00

Procesi i Primareve për zgjedhjet për Kuvend të 11 maj 2025, është hapur në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë në orën 8.00. Pjesëmarrja...

Iftaret dhe syfyret gjatë Ramazanit,këshillat që do t’ju ndihmojnë të ushqeheni siç duhet

Ushqimi i duhur gjatë muajit Ramazan, jo vetëm që e bën më të lehtë përballimin e sfidave fizike të agjërimit, por gjithashtu na ndihmon...

Lajme të tjera

Web TV