Sa kushton projekti i këmbësorëve në ish-Bllok?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 3 milionë euro do të jetë projekti që pritet të transformojë ish-Bllokun në zonë këmbësorësh.

Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Frida Pashako tha për Scan Tv, se të treja rrugët paralele me Lanën, Ismail Qemali, Pjetër Bogdani dhe Brigada VIII, do të shndërrohen në zonë pedonale, por me një trafik të limituar.

“Korsitë do vazhdojnë me një drejtim siç janë. Me një trafik të limituar. Nuk do të kemi direfrencë midis trotuarit dhe karrexhatës. Do jemi në një kuotë, është në të njëjtin nivel. Eleminohet parkimi, kjo është ajo që bëhet”, tha ajo.

Minimizimi i qarkullimit të makinave duket se është vazhdimësia e projekteve në Tiranë.

Cilat janë parashikimet për projektet e së ardhmes?

“Kemi një vazhdimësi nga sheshi Skënderbej, drejt sheshit Avni Rustemi, ku do kemi rikualifikimin e fasadave të dy anëve të rrugës. Rikualifikimin e dy anëve të trotuarëve dhe do arrijmë te sheshi Avni Rustemi që do ketë dhe një parkim nëntokësor, sepse është një element tjetër i rëndësishëm.

Kemi menduar që qëndra e sheshit “Nënë Tereza”, të mbajë këtë lloj stalacioni i cili do jetë bërë me module drruri, të cilat do ofrojnë gjelbërim hapësira për familjet, për të luajtur ose dhe për të lexuar.

Automatikisht do sjelli edhe një modifikim të qarkullimit. Do kemi gjithmonë makina por me një lloj shpejtësie më të ulët. Gjithmonë do kufizojmë hapësirën, nuk do eliminohet prania e makinë, por kufizohet dhe politika është që t’i jepet prioritet këmbësorëve”, tha Pashako.

Por eleminimi i zonave të parkimit mbetet shqetësim për rezidentët, çfarë ka menduar Bashkia si zgjidhje e këtij problemi?

“Parkime të reja po bëhen në qytet, nëntokësore. Si sheshi Avni Rustemi. E gjitha hapësira e sheshit do jetë nëntokë me dy kate dhe do mbajë një numër të lartë makinash.

Lexo edhe :  Reshje shiu në të gjithë territorin, si parashikohet moti për këtë të mërkurë

Gjithashtu po projektohet në këto momente që flasim dhe shumë shpejt do jetë gati për prokurim, edhe parkimi nëntokësor te hyrja e gardës, ku sot ne kemi një parkim me dy kate. Në atë rast do ofrojmë dhe parkim për autobusët e turistëve”, u shpreh Pashako./k.k

Të fundit

Zgjedhjet në Kosovë, numërohen mbi 66% të votave me postë

124 vendvotime nga gjithsej 187 sa janë në total apo 66.31 për qind nga votat me postë janë numëruar...

‘Shqipëria më e larmishme se Zvicra’, Rama nga Berlini: Kemi edhe ‘Mesdheun’

Në konferencën e turizmit në Berlin, Rama u ndal te bukuritë natyrore që ofron Shqipëria. Rama tha se Shqipëria është një vend edhe më...

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Meta do jetë në listat e mbyllura të PD

Kryetari i PD-së Sali Berisha garanton se Ilir Meta do të jetë kandidat në listat e mbyllura, ndryshe nga sa vetë presidenti i Partisë...

Primaret, zhgënjim dhe shpërthim në bazën e PD

Nga ARTUR  AJAZI Primaret e Berishës, rezultuan zhgënjim i madh. Ata qëmeritonin të votoheshin, morën vota qesharake. Ata qëdikur e kishin “tradhëtuar” dhe talleshin me...

Zjarr në rafinerinë e naftës në qytetin rus Ufa, 1500 kilometra nga Ukraina

Një zjarr shpërtheu në një rafineri nafte në qytetin rus të Ufa, njoftoi agjencia e lajmeve RIA Novosti, duke cituar drejtorinë rajonale të Ministrisë...

Lajme të tjera

Web TV