Kim Kardashian feston sot 46-vjetorin e lindjes, ndërsa në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar urimet nga familjarët e saj.
Nëna e saj, Kris Jenner, ka zgjedhur ta urojë publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë fotografi të përbashkëta nga periudha të ndryshme të jetës së tyre, të shoqëruara me fjalë të ngrohta për të bijën.
Përmes publikimit në Instagram, Kris Jenner shprehu dashurinë dhe krenarinë që ndien për Kim Kardashian, duke vënë në pah përkushtimin e saj ndaj familjes, këmbënguljen për të realizuar ëndrrat dhe aftësinë për të arritur edhe objektivat më të vështira.
Ajo theksoi gjithashtu rolin e Kim si nënë, duke shkruar se e bën jashtëzakonisht të lumtur të shohë dashurinë që ajo u kushton fëmijëve të saj.
“Gëzuar ditëlindjen, Kimberly-ja ime! Ka kaq shumë gjëra që dua tek ti, por një nga të preferuarat e mia është se, pavarësisht gjithçkaje që arrin, nuk i humbet kurrë nga sytë gjërat që kanë vërtet rëndësi. Je gjithmonë pranë njerëzve që do, i përkushton gjithë zemrën çdo gjëje që bën dhe, në një mënyrë apo tjetër, arrin gjithmonë ta bësh të pamundurën të mundur”, shkroi Kris Jenner në urimin e saj.
Në fund të mesazhit, ajo e cilësoi të bijën si një burim të vazhdueshëm krenarie, duke shprehur lumturinë që ndien për arritjet e saj personale dhe profesionale.
“Më pëlqen të të shoh teksa ndjek ëndrrat e tua dhe vazhdon të na befasosh të gjithëve me gjithçka që arrin! Je një nënë e mrekullueshme dhe të shohësh se sa shumë i do fëmijët e tu ma mbush zemrën me lumturi. Ndihem jashtëzakonisht e bekuar që jam nëna jote dhe që ndaj me ty këtë jetë të bukur. Të dua pa kufij dhe jam kaq krenare për ty, vajza ime e bukur. Gëzuar ditëlindjen!”, shtoi ajo./MXH
