Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për fundjavën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paqëndrueshmëria atmosferike do të vijojë edhe për fundjavën. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh si dhe reshje shiu të herëpashershme.

Për ditën e shtunë prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet të ulët nga orët e mesditës kryesisht përgjatë vijës bregdetare për tu izoluar më pas në zonën e veriperëndimit.

Për sa i përket ditës së diel reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezent që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Prezencë të mjegullës së dendur, mjegullinës në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Faleminderit që na ndiqni dhe mos hezitoni të na kontaktoni për informacion të mëtejshëm!/   S,M

Të fundit

Botës i është çmendur kryetari

Nga Skënder Minxhozi   Një nga komentatorët politikë më të kujdesshëm amerikanë Farid Zakaria, ka një ide shumë të qartë për...

Gjobë e çuditshme/ Drejtimi i mjetit me pallto apo xhup mund tu kushtojë deri në 200 euro

Në Spanjë, drejtimi i makinës me xhaketë ose pallto dimërore mund të sjellë një gjobë deri në 200 euro. Ky rregull është i lidhur me...

Aksident në aksin Thumanë-Kashar, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në aksin Thumanë - Kashar, në afërsi të Thumanës. Viktima 73-vjeçar identifikuar si Rexhep Tamizi ka ndërruar jetë në...

Vëllai i Unikkatil u gjet i pajetë, çfarë zbuloi policia në banesën e tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në Prishtinë, ku Mentor Palokaj, vëllai i reperit Viktor Palokaj, i njohur si “Unikkatil”, është...

Mjetet e parkuara gabim, Policia aksion në Tiranë për lirimin e hapësirave publike

Policia e kryeqytetit ka hequr me karrotrec 17 automjete të parkuara në mënyrë të gabuar, që kishin bllokuar lëvizjen në zonat e ish-parkut të autobusave...

Lajme të tjera

Web TV