Heshtja e Tiranës për Ukrainën dhe mësimi i Reganit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ben Andoni

Sali Berisha mund të flasë për çdo gjë, por dje fjalët i reshtën për atë që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti ukrainas Zelensky u përball ashpërsisht me zotin Trump dhe zëvendësin e tij J.D.Vance. Pak orë më vonë do të fliste për një konsullatë në Miçigan, për ndihmën që shqiptarët i dhanë Trump!! Deridiku e ka një të drejtë, sepse emri i tij u përdor në Kongresin amerikan për mënyrën sesi u shpërdoruan fondet amerikane. Veçse, askush nuk mund të mendonte se qoftë ai, por edhe nga e gjithë shpura e tij të ishin aq të pazëshëm për një luftë që po merr jetë dhe mbi të gjitha ka një sfond të madh moral. As një zë për Ukrainën nga profesorët dhe specialistët e ngulfatur të PD-së. Përballë tij, po aq i heshtur, ka qenë edhe z. Rama. Të mendosh se pak ditë më parë në Davos u nënshkrua një memorandum mes tij dhe Zelenskit (!); në Tiranë u zhvillua një samit i plotë për Ukrainën; të kujtosh se në vendin tonë nuk mbeti politikan i Ramës, pa përdorur çdo lloj propagande të tregohej se cili ishte më afër Zelenskit dhe dje të gjithë heshtën. Kjo na e bëri të neveritshëm, atë që dikur e konsideronim si patetike prej përpjekjes së Shqipërisë dhe si gjithnjë protagonistëve politikanë, që na kanë lodhur duke i shtrënguar dorën Zelenskit.

Larg këtyre dhe vogëlsisë së vendit, kurrë më shumë se dje, përveç momentit të agresionit rus, presidenti ukrainas Zelenski nuk ka marrë mbështetje të përbotshme, më së shumti në vetë SHBA. Në platformën X, që është në pronësinë e benjaminit të Trump, Musk mund të gjesh shumë nga këto qëndrime që tregojnë se rënien e moralit të politikës së jashtme amerikane po e ndjejnë më së pari vetë bashkëqytetarët e tyre. Ish-këshilltari i Trump i Sigurisë Kombëtare, John Bolton do e thoshte në mënyrë të përmbledhur : “Ronald Reagan duhet të kthehet përmbys në varrin e tij teksa një president amerikan thotë se ai ‘i beson’ Kremlinit”. Kurse, Liz Cheney, tashmë profesoreshë në Departamenti e Politikës në Universitetin e Virxhinias, një nga emrat më të njohur të Republikanëve pak vite më parë, do u kujtonte kolegëve të saj, tashmë në majën e politikës amerikane të lexonin më shumë historinë amerikane dhe ta nisnin formimin me një shprehje për lirinë të Ronald Reagan për bashkëkohësit e tij: “Ndoshta ju dhe unë kemi jetuar shumë gjatë me këtë mrekulli për të qenë mirënjohës, ashtu siç duhet. Liria është një gjë e brishtë dhe nuk ka qenë kurrë më shumë se një brez larg zhdukjes. Nuk është se vjen vetëm nga trashëgimia e jonë; duhet luftuar dhe mbrojtur vazhdimisht nga çdo brez, sepse i vjen vetëm një herë një populli. Dhe ata në historinë botërore që e kanë njohur lirinë dhe më pas e kanë humbur atë, nuk e kanë njohur më kurrë”.

Ky është mësim i madh për politikanët tanë, të cilët mendojnë vetëm për karriget e tyre dhe jo të ardhmen që tashmë po rrezikohet seriozisht nga SHBA që dikur ishte vetë fanari i demokracisë. Për Berishën dhe Ramën kjo s’ka rëndësi, sepse temën e Trump dhe lirisë do ta trajtojnë pas 11 Janarit, kur të sigurohen për rrugëtimin e tyre./kb

Të fundit

“Nesër do të jetë natë e madhe”/ Çfarë po paralajmëron Donald Trump?

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nxitur spekulime me një postim në rrjete sociale. “Nesër do të jetë natë e madhe....

Nis aplikimi i çmimit të ri të energjisë, Balluku: Masa për faturim të saktë

Muaji shkurt shënoi fillimin e aplikimit të çmimit të ri të energjisë elektrike për abonentët familjarë, i ndarë në dy kategori, 8.5 lekë për...

Primaret/ Analisti: Duhet një PD me gjak të ri, një e djathtë ndryshe

Analisti Ben Andoni duke komentuar primaret në Partinë Demokratike që u zhvilluan më 1 mars, shprehet se ato janë një proces që i shërben...

Klaudia Pepa në zi, humb njeriun e shtrenjtë! Balerina i bën dedikimin prekës

Balerina e njohur Klaudia Pepa ka dhënë lajmin e hidhur se babai i saj është ndarë nga jeta. Me anë të një postimi në...

Shpëtoi jetën e miliona foshnjave, ndërron jetë njeriu me “krah të artë”

Një nga dhuruesit më të njohur të gjakut në botë, plazma e të cilit shpëtoi 2.4 milionë bebe, ka ndërruar jetë. James Harrison vdiq në...

Lajme të tjera

Web TV