Last Updated on 03/03/2025 by adminfjala
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në Prishtinë, ku Mentor Palokaj, vëllai i reperit Viktor Palokaj, i njohur si “Unikkatil”, është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Sipas mediave në Kosovë, ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Arbëria’. Policia konfirmoi se vdekja e Mentor Palokajt u konstatua nga ekipi mjekësor në vendngjarje.