Ardit Gjebrea dhe Arbër Hajdari janë bërë bashkë mbrëmjen e djeshme për të konsumuar së bashku një darkë.
Ishte artisti i njohur, ai që zbuloi “prapaskenat” me anë të një videoje, ku dukej Arbri duke prerë bagetën franceze. Arditi shkroi mbi video: Gatuajmë vetë, shërbejmë vetë, do hamë vetë. (Edhe pse në fakt, ka bërë tag emrin e një restoranti).
Së çfarë e ka bërë bashkë dyshen në fjalë kjo akoma nuk është mësuar, pasi deri më tani moderatori nuk ka zbuluar më shumë detaje.
Mbetet për t’u parë nëse mes tyre do të ketë një bashkëpunim apo kjo e mbrëmshmja ishte vetëm një darkë miqësore. / S,M