Vota e diasporës/ Balla përshëndet 100 mijë kërkesat nga Greqia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla njoftoi sot se pas Italisë, e kalojnë numrin prej 100 mijë edhe kërkesat në KQZ nga shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla bën thirrje që të gjithë ata që janë refuzuar në aplikim të rikthehen në aplikacionin PER dhe të kuptojnë shkakun e refuzimit për të vijuar me një regjistrim të suksesshëm.

“Sapo u bënë 100 mijë kërkesa nga Greqia, faleminderit”– shkruan Balla.

Por ai thotë se janë rreth 13 mijë kërkesa të refuzuara të shqiptarëve nga ky shtet.

“Ju lutem, janë 13 mijë kërkesa të refuzuara vetëm nga Greqia dhe në këto 24 orë të mbetura duhet të riktheheni në llogarinë tuaj në PER dhe adresoni shkakun e refuzimit nga KQZ. Është shumë e thjeshtë dhe jam i sigurt që mund të vendosni dokumentin e duhur, ose madje faqen e duhur të dokumentit të adresës. Ju duhet të regjistroheni, mos e humbni këtë moment historik për Shqipërinë tonë në Bashkimin Europian.”

Balla thekson edhe afatin e regjistrimit.

“Sot është dita e fundit e regjistrimit të diasporës për të hedhur votën me postë deri më 11 maj. Regjistrimet deri tani i kanë kaluar pritshmëritë, ku mëngjesin e së martës kishte mbi 226 mijë kërkesa të miratuara, por janë mbi 42 mijë në total kërkesat e refuzuara.

Për këtë më herët, Drejtuesi Politik i Diasporës në Partinë Socialiste, Taulant Balla njoftoi se KQZ ka vënë në dispozicion edhe ndihmën me telefonata në linkun e rezervimit të KQZ-së”,-tha Balla./   S,M

Të fundit

ELAL, fluturime me Tiranën/ Balluku: Fluturimet direkte në Izrael do të nisin në 2 prill

Brenda një muaji, Shqipëria dhe Izraeli do të lidhen me anë të fluturimeve direkte. Zëvendës kryeministrja, njëherësh Ministre e...

Nga Krusha e Rahovecit, në Roskovec!

Majlinda Bufi, pret në takim Zonjat e fshatit “Krushë“ të komunës së Rahovecit… Fahrije Hoti, zonja nga fshati Krushë e Madhe, që mbeti e ve...

Zgjatja e afatit për regjistrimin e diasporës, Komisioni Rregullator rrëzon kërkesën

Komisioni Rregullator rrëzon me shumicë votash kërkesën për zgjatjen e afatit për regjistrimin e diasporës. Dy anëtarët e propozuar nga opozita Muharrem Çakaj dhe Helga...

Prapaskenat për të nxjerrë nga burgu Metën! Sali Berisha e fut në lista të sigurta

Sali Berisha dhe Ilir Meta do ta vazhdojnë aleancën e tyre më 11 maj, kur në listat e koalicionit mes 4 deputetëve të konsideruar...

“Trimi jem…”/ I vëllai iu gjet pa shenja jete! Unikkatil i kushton dedikimin e ndjerë

Reperi Unikatil, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka kushtuar dedikim të ndjerë të vëllait, që ndërroi jetë disa ditë më parë në...

Lajme të tjera

Web TV