Nuredin Dumani zbulon planin e vrasjes së Fatmira Dedës, nënës së bosit të drogës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e Nuredin Dumanit në seancën gjyqësore në Gjykatën e Posaçme që po mbahet për dosjen “Plumbi i Artë”.

I penduari i drejtësisë rrëfeu planin e ekzekutimit të Fatmira Dedës, nënës së bosit të drogës, Ervis Deda.

Ai tha se nisën ta ndiqnin dhe mësuan të gjitha lëvizjet e gruas, e cila në orën 7 shkonte tek varrezat.

60-vjeçarja u vra në vitin 2013, një vit pas vrasjes në zonën e Golemit të djalit të saj, Ervis Deda. Ajo u qëllua me mjete metalike, teksa po futej në garazhin e një pallati pranë banesës saj në lagjen “Skëndërbej” në zonën e Fermentimit për të marrë makinën.

Në momentin që ajo ndodhej e vetme në garazh, persona të paidentifikuar e kanë qëlluar atë me mjete të forta në pjesën e pasme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Kanë qenë banorët të pallatit ata që kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës dhe kanë njoftuar policinë.

Avokati: A mund të na thoni detaje të planifikimit të vrasjes së Fatmira Dedës?

Dumani: Pasi vendosëm me Talo Çelën për vrasjen e Fatmira Dedës dhe diskutuam si të mos duket shumë e rëndë. Ajo shkonte shpesh në varreza.

Ne e njihnim Fatmirën. Vinte aty ajo, ngaqë iu vra djali i saj. Vinte aty dhe i shante këta Qolët ajo.

Avokati: Kur e keni aktivizuar Dorian Shkozën?

Dumani: Ai u aktivizua pasi unë fola me Festim Qolin dhe Talo Çelën. Pasi folëm me Festimin tek palestra në Nishtulla fola me Talo Çelën të nesërmen, ose pas dy ditësh. Fola dhe me Qimen. Këtë të fundit e kam njohur nga Talo Çela në Elbasan. Ka pasur një makinë që ia dha Dorian Shkoza. Mjeti “Alfa Romeo” u aksidentua kur ai vëzhgonte lëvizjet e Fatmira Dedës. Më kujtohet pamja fizike e tij, por emrin nuk ia kujtoj.

Avokati: Pra ishit me Dori Shkozën dhe Qimen?

Dumani: Me Dorianin kisha folur vetëm unë. Kur ne nisëm lëvizjet Doriani më gjeti një makinë. Na duhej për ndjekjen e Fatmira Dedës dhe vrasjen e saj.  Fatmira shkonte në orën 7 tek varrezat. Ne i mësuam të gjitha lëvizjet e saj. Ishte planifikuar që vrasja do bëhej tek varrezat. Doriani u shkëput pas ca ditësh, pasi u frikësua pak.

Lexo edhe :  Përplasje e fortë në autostradë/ Makinat e policisë private aksidentohen me një Benz

Avokati: Si vazhdoi plani?

Dumani: E morëm vesh itinerarin e gjithë ditës së viktimës. E vëzhgonim me segmente kohore. Dinim kohën kur shkonte tek karburanti, kur shkonte tek varrezat dhe kur shkonte tek një spital tek Currilat. Shumë herë e kam ndjekur edhe unë vetë. Vëzhgimi niste jashtë lagjes. Edhe Talo e ka vëzhguar. Por ndërsa ne vëzhgonim erdhi Festimi nga jashtë shtetit. Na tha “pse s’e keni bërë”.

Unë tek varrezat nuk e mora përsipër ta bëja, se duhet të ecnim shumë në këmbë. Aty pastaj vendosëm ta bëjmë vrasjen tek garazhi. Aty hyri në lojë Agroni.

Avokati Ilia: Kur e ndryshuat planin, cili e vendosi?

Dumani: Unë me Festimin.

Avokati: Kishe folur ndonjëherë me Petrit Qolin për këtë?

Dumani: Jo, deri para ndryshimit të planit nuk kam folur as me Gonin as me Petritin.

Avokati: Si ndodhi pastaj?

Dumani: Ne vendosëm ta bëjmë tek garazhi, por të dukej si grabitje. Festimi më tha që do të ndihmojë edhe Agroni. Do të ishte informator.

Pasi ne hoqëm dorë nga vrasja tek varrezat, Festimi tha që më mirë të vritej tek garazhi dhe të dukej si grabitje.

Unë i thashë që është vështirë, pasi do jemi në qytet.

Dumani: Festimi i bëri vetë punët e veta me vëllain e vet dhe kushëririn e vet. Pasi u konsultuam, morëm dhe miratimin e njerëzve të tij.

Madje na tha qe do kishim garanci mos na kapte policia. Këtë nuk e besova, se unë isha me makinë pa dokumente dhe me arme me vete.

Unë i mora masat që të mos na ndalonte policia dhe ashtu ndodhi.

Disa ditë më mbrapa Festimi më tha që do marrësh një telefon ti dhe Agroni. Nuk do flisni  me to, por vetëm një sms “erdha, s’erdha”. Talo nuk e kundërshtoi planin./k.k

Të fundit

Manjani tallet me koalicionin e Berishës: Me konservat e Lulit, shkohet thjesht te Luli

Avokati Ylli Manjani, ka ironizuar koalicionin e Sali Berishës me Ilir Metën dhe 24 parti të tjera, duke e...

Kundërpërgjigjet Kanadaja, i vendos tarifa prej 25 përqind produkteve amerikane

Kanadaja ka njoftuar se do të zbatojë tarifa 25 për qind për importet amerikane që arrijnë vlerën e 155 miliardë dollarëve. Lajmi u bë...

ELAL, fluturime me Tiranën/ Balluku: Fluturimet direkte në Izrael do të nisin në 2 prill

Brenda një muaji, Shqipëria dhe Izraeli do të lidhen me anë të fluturimeve direkte. Zëvendës kryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...

Nga Krusha e Rahovecit, në Roskovec!

Majlinda Bufi, pret në takim Zonjat e fshatit “Krushë“ të komunës së Rahovecit… Fahrije Hoti, zonja nga fshati Krushë e Madhe, që mbeti e ve...

Zgjatja e afatit për regjistrimin e diasporës, Komisioni Rregullator rrëzon kërkesën

Komisioni Rregullator rrëzon me shumicë votash kërkesën për zgjatjen e afatit për regjistrimin e diasporës. Dy anëtarët e propozuar nga opozita Muharrem Çakaj dhe Helga...

Lajme të tjera

Web TV