Sfidë dhe gola spektakolar në Champions, Real Madrid triumfon në derbin ndaj Atleticos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madrid ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm për të siguruar çerekfinalet e Ligës së Kampioneve duke fituar me shifrat 2-1 në derbin përballë Atleticos të luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Reali gjeti shpejt avantazhin me anë të Rodrygos që në minutën e katërt të ndeshjes pas një aksioni individual të brazilianit. Barazimi do të vinte po në pjesën e parë me një tjetër gol spektakolar të shënuar nga Julian Alvarez.

Atletico dukej më mirë dhe nisi pjesën e dytë me më shumë ritëm, duke kërkuar golin e avantazhit. Por ai do të vinte në anën tjetër me një lëvizje mbresëlënëse të Brahim Diaz, i cili shënoi në portën e Oblak i rrethuar nga mbrojtësit.

Më pas, Reali u mbrojt me kujdes duke tentuar vetëm kundërsulmet, për të mbyllur ndeshjen me fitoren minimale 2-1 dhe për të siguruar një avantazh minimal para duelit të kthimit në fushën e Atleticos./ D.C

Të fundit

Kosovë-Shqipëri, radhë në kufi/ Rikthehen kontrollet

Nga data 1 mars kanë hyrë në fuqi kontrollet kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në Morinë, nga të dyja anët...

Pesë krimet më të rënda të luftës që Rusia dyshohet t’i ketë kryer në Ukrainë

Trupa të shtrirë në rrugët e Buçës. Dyshime për vrasjen e të burgosurve të luftës, trupat e të cilëve iu dorëzuan autoriteteve ukrainase. Gjaku...

Manipulime në zgjedhjet e Kosovës? LVV akuzon LDK-në pas numërimit të votave të Diasporës

Në përfundim të procesit të numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, nisën akuzat mes partive politike për manipulim me vota. Rezultati nga...

Pse shtohen eksportet bujqësore?

Fatos Çoçoli Janari 2025 solli shitje produktesh bujqësore jashtë vendit 34 për qind më shumë dhe me vlerë 14.5 për qind më të madhe. Nuk...

Sekuestrimi i 2100 ton mbetjeve,Prokuroria e Durrësit:Është gjetur laboratori ku do …

Prokuroria e Durrësit përmes një njoftimi ka bërë me dije se është gjetur një laborator që mund të bëjë analizat lidhur me mbetjet e...

Lajme të tjera

Web TV