Spiropali në Varshavë: Shqipëria, vendi kandidat që po ecën me shpejtësi drejt integrimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u prit sot në Poloni nga homologu i saj, Szymon Hołownia. Gjatë fjalës së saj, Spiropali vlerësoi rolin dhe mbështjen që ka dhënë Polonia ndaj rrugëtimit evropian të Shqipërisë, ndërsa shprehu edhe njëherë ambicien për t’iu bashkuar Unionit brenda 2030.

“Vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Polonisë si një vend që përherë ka mbështetur proceset e Shqipërisë, transformimin, demokratizimin dhe anëtarësimin në NATO dhe BE.
Konfirmuan që dialogu politik mbetet një shtyllë kryesore e marrëdhënieve dypalëshe. Shqipëria është e angazhuar të vazhdojë dialogun e hapur midis vendeve tona dhe ndamë të njëjtin mendim se parlamentet duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e dialogut dypalësh.

Ndaj inkurajojmë shkëmbimet midis grupeve parlamentare, komisioneve dhe deputetëve për të nxitur dialogun, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave. Shqipëria ka përcaktuar anëtarësimin në BE deri në 2030 dhe përfundimin e negociatave deri në 2027.

I shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe veçanërisht gjatë presidencës polake. Polonia është bërë shtyllë e fortë e BE dhe jemi të lumtur që të kemi mik të tillë në tryezat vendimarrëse të BE.

Shqipëria mbetet e angazhuar fort ndaj integrimit siç edhe pohohet në progres raportin e BE për 2024. Vlerësojmë rolin e Polonisë për të çuar përpara progresin e Shqipërisë. Gjatë 2025 shpresojmë të hapin 23 kapituj të tjerë të negociatave.”, u shpreh Spiropali.

Ndërkohë kryeparlamentari polak tha se BE ka nevojë për Shqipërinë që të jetë pjesë e saj.

“Nuk ka zona gri në Evropë. Ne duhet të ftojmë dhe inkurajojmë vendet që nuk janë ende në BE që të na bashkohen. Pas gjithë procesit të anëtarësimit të sigurohemi të ndajmë të njëjtat vlera.

Lexo edhe :  Berisha: Markat ‘Made in Albania’ do të mbushin dyqanet!

Shenjë shumë e mirë që ju keni hapur kapitujt 1 dhe 6, dhe jeni të gatshëm të hapni të gjithë grupkapitujt dhe që dëgjojmë që sundimi i ligjit, fuqizimi i tij dhe lufta ndaj korrupsionit, marrja e përgjegjësive të përbashkëta për sigurinë janë prioritetet tuaja.

Ne kemi nevojë për ju në BE dhe duan që të tregojmë se ky konsensus kombëtar që përmendet për anëtarësimin në BE do të mbizotërojë dhe ju do të vijoni këtë rrugëtim për t’u kthyer në Evropë, në BE”, tha kryeparlamentari polak./   S,M

Të fundit

Festat e Marsit, nga mësuesit dhe gratë te ballokumet dhe ashuret

Nga Leonard Veizi   Muaji mars është një periudhë simbolike për shqiptarët, pasi sjell me vete katër festa të rëndësishme që...

Rama lë pas premtimet 4-vjeçare, flet për Shqipërinë pas 2030-ës

Me një bilanc negativ, sidomos përsa i përket nivelit ekonomik, varfërisë, emigracionit dhe shtrirjes së gjerë të korrupsionit, kryeministri Edi Rama fushatën elektorale nuk...

“Shqipëria Madhështore”, Berisha premton ulje çmimesh dhe rritje page

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një komunikim me mediat shpalosi disa nga pikat kyçe të programit politik. Berisha tha se me ardhjen në...

Parashikimi i horoskopit 6 mars, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Ajo që duket si një bisedë e pafajshme për ju mund të ketë një konotacion të ndryshëm për një nga personat e tjerë të...

Lajme të tjera

Web TV