Last Updated on 05/03/2025 by adminfjala
Analisti Mentor Kikia ka komentuar koalicionin parazgjedhor opozitar, theksoi se Partia Demokratike është në përpjekje për të maksimalizuar votat rreth saj, dhe kjo e shpjegon arsyen se pse koalicioni përbëhet nga 26 parti.
“PD-ja ka qenë e shtrënguar për të bërë një marrëveshje të tillë, por në përbërje vetëm 3-4 parti janë potenciale për të mbledhur vota”, u shpreh Kikia për “Ora News”.
Ndërsa lidhur me pjesëmarrjen e emigrantëve në këto zgjedhje, Kikia u shpreh se ka një entuziazëm rreth të dyja kampeve.
“Emigrantët kur kanë ikur e kanë marrë Shqipërinë me vete dhe familjarët e tyre mund të ndikojnë në diktimin e votave të tyre.
Përveç kësaj diaspora nuk është se do të ketë deputetë të Diasporës, pasi do të prodhojnë deputetët që janë kandidatë në Shqipëri, ndaj shihet si një ndarje mes votuesve dhe të votuarit”, u shpreh ndër të tjera Mentor Kikia./ S.M