Last Updated on 09/11/2026 by Monika
Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza se kryeministri Edi Rama po kujdeset që persona të rrethit të tij të ngushtë të mos shkojnë asnjë ditë në qeli duke iu referuar rastit të Benet Becit.
Sipas Këlliçit, Benet Becit i është lehtësuar dënimi me dy vite burg në shërbim prove dhe kjo sipas nënkryetarit është bërë me ndërhyrjen e Ramës.
“Ka një kontrast të dukshëm mes masave shtypëse e dhunës ndaj atyre që janë ngritur kundër korrupsionit të Edi Ramës, dhe lehtësimit të miqve dhe njerëzve të afërt të Kryeministrit, që e ushtrojnë korrupsionin.
Ndërsa mbushi qelitë me protestues, me studentë e gjimnazistë pse dolën kundër hajdutërisë, Edi Rama kujdeset që rrethi i tij i ngushtë me akuza të rënda, të mos shkojnë asnjë ditë në qeli.
Pas provokimit të hapur me Belinda Ballukun që shkon në palestër e shijon lirinë, megjithëse ka 5 akuza dhe 13 vepra penale, listës së atyre që janë me imunitet, të privilegjuar dhe mbi ligjin, iu shtua dhe Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.
I akuzuar për korrupsion, SPAK ia lehtësoi masën e dënimit nga 2 vite burg, në shërbim prove.
Janë këto standarde të ndryshme, këto padrejtësi që i kanë ngritur njerëzit në këmbë.
Por siç po tregon Hungaria dhe Serbia, autokrati i fundit në rajon do bjerë shpejt, dhe ai me bashkëpunëtorët e tij do përballen me drejtësinë”, shkruan Këlliçi./mxh
