Last Updated on 07/03/2025 by adminfjala
Segmente të SPAK-ut kontrollohen nga Sali Berisha dhe Olsi Dado, prokurori i dosjes së Erion Veliajt, është shok i vajzës së kreut të PD-së, Argita Berisha.
Kështu u shpreh në emisionin “Studio Live”, analisti Ilir Demalia. i ftuar në Report Tv ai ironizoi koalicionin opozitar të Berishës.
“Po bëjnë patriotizëm me Fredi Belerin në koalicion dhe me lobin grek!”, tha analisti, duke kujtuar se ish-kryeministri ka qëllime të tjera dhe nuk e do Drejtësinë.
“PD ka axhendë shoviniste. Aleancë me Fredi Belerin dhe Vangjel Dulen, që kanë axhendë greke. i thoni edhe patriotizëm. Mos fyeni inteligjencën e qytetarëve. Nuk mund t’i gënjeni njerëzit. Një nga pikat tuaja të dobëta është aleanca me lobin e ndyrë grek, ndaj s’do votojnë shqiptarët. Ndaj e përdori Berisha Belerin për të shkaktuar përçarje, e futi në Himarë. Nuk mund të hiqeni si patriotë me Belerin në krah! Budallenj i dini shqiptarët ju?”, tha Demaliaj për Report Tv.
Më tej ai bëri krahasimin mes opozitës kur ishte në pushtet dhe mazhorancës aktuale.
“Kjo pozitë ka gjynafe të mëdhaja. Por Qeveria duhet të themi të vërtetën i ka dhënë një imazh tjetër në arenën ndërkombëtare dhe politikën e jashtme Shqipërisë. Këta kanë gjynahe sa të duash, por ndryshe nga opozita, këto po i dënojnë, nuk po e bllokojnë SPAK. Në kohën e Berishës e Metës jo vetëm nuk dënohej njeri, por edhe nuk i la të arrestoheshin.
Po ta kontrollonte Rama drejtësinë, nuk do i arrestoheshin 60 veta. Por fakti që drejtësia po godet krejt e njëanshme tregon se nuk e ka kontrollin qeveria. Ai tjetri nuk të linte t’i afroheshe as policisë jo më institucionit, dogji e fshiu edhe serverat. Berisha e quan SPAK-un organizatë terroriste. Që SPAK ka brenda segmente që kontrollon Berisha kjo është evidente, e dukshme.
Prokurori i Veliajt ka kaluar nga zyra e Ramës, që është shok i Argitës? Unë nuk kam qenë asnjëherë dakord me gjithë këtë pushtet që i është dhënë SPAK. Po goditet në mënyrë të njëanshme nga drejtësia. Si e kontrollon kur është 60 me 3. A e keni parë koalicionin opozitar, ku janë përzier e majta ekstreme, e djathta, pensionistat, nacionalistat, monarkistat, legalistët, fashistët, komunistët, etj, ku bëhet një koalicion i tillë”, vuri në dukje analisti./ S,M