Mbledhja e Grupit të PS, Rama mbërrin në Kryesinë e Kuvendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend paraditen e sotme, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit të PS.

Mësohet se fjala e Ramës do të transmetohet live për mediat.

Ju rikujtojmë se në mbledhjen e mbajtur dje në Vilën Qeveritare 30 mes Ramës dhe drejtuesve politikë të PS në qarqe, është paralajmëruar një reformim i thellë i Grupit Parlamentar.

Kjo pasi, në listën e mbyllur, kreu i socialistëve do t’u japë më shumë prioritet grave dhe vajzave, dhe siç ka deklaruar edhe më herët, deputetët e PS që kanë më shumë se dy mandate do të jenë në listë të hapur, duke u lënë edhe mundësinë që të garojnë për ulësen e tyre në sallën e seancave plenare.

Kështu, më shumë se 50% e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste pritet që të ndryshojë.

Pas takimeve dy-ditore ne Pallatin e Brigadave, Rama takoi dje kokë më kokë drejtuesit politikë për listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste.

Për më shumë se tre orë ne Vilen Qeveritare Nr. 30, Kryeministri priti, Blendi Klosin që drejton Dibrën, Mirela Kumbaron që drejton Gjirokastrën, Ulsi Manjen si drejtues politik të Lezhës, Emirjana Sakon për Durresin, Benet Becin për listën e Shkodrës, Bledi Çuçin për Vlorën dhe Niko Peleshin, i cili drejton qarkun e Korçës.

Pas pushimit të drekës takimet vijuan me drejtuesit e tjerë në qarqe.

Belinda Balluku që drejton Fierin, Eduard Shalsi i Kukësit, Ogerta Manastirliun dhe Elisa Spiropalin e Tiranës, Ervin Demo i Beratit dhe Arbjan Mazniku i Elbasanit.

Të deleguarit politikë ia kanë dorëzuar Ramës listën, por në këto takime janë diskutuar të gjithë emrat, si ato në listë të hapur, ashtu dhe ato në të mbyllur.

Lexo edhe :  Protestë për “Tik Tok”, Rama: Fëmijët u ftuan nga Kujtim Gjuzi të mos shkojnë në shkollë

Rama ndërkohë mendohet se do të kandidojë në listë të hapur në Tiranë.

Takimet me drejtuesit politikë kryesocialisti i përfundoi rreth orës 18.00 dhe e fundit që u largua nga vila qeveritare ishte Elisa Spiropali./   S,M

Të fundit

Avokati amerikan i Erion Veliaj ndalohet ta takoj në burg

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, Joshua Roberts dhe Danniel Fetterman prej mëse një ore po qëndrojnë jashtë...

Rutte: Nuk do të lejojmë që të rrezikohet paqja në Bosnje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha në Sarajevë se aleanca mbështet sovranitetin dhe integritetin e Bosnje e Hercegovinës, duke theksuar se nuk...

Gati 300 zjarre brenda tre ditëve në Kosovë,dyshohet se shumica janë shkaktuar nga njeriu

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME) të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Genc Metaj, ka deklaruar se situata e zjarreve në Kosovë...

Inflacioni fiksohet në 1.9%/ Ushqimet rriten, shqiptarët nuk kursehen

Inflacioni në muajin shkurt mbeti i pandryshuar, duke bërë që çmimet të rriteshin me të njëjtën përqindje si në janar. Treguesi i ndryshimit të çmimeve...

Sherr me grushte e shqelma para gjimnazit “Sami Frashëri”, nxënësit dhunojnë adoleshentin

Një konflikt mes disa gjimnazistëve të 'Sami Frashërit' në kryeqytet ka ndodhur pasi kanë mbaruar mësimin në drekë. Tiranë-Një konflikt mes disa gjimnazistëve të 'Sami Frashërit'...

Lajme të tjera

Web TV