Inflacioni fiksohet në 1.9%/ Ushqimet rriten, shqiptarët nuk kursehen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inflacioni në muajin shkurt mbeti i pandryshuar, duke bërë që çmimet të rriteshin me të njëjtën përqindje si në janar.

Treguesi i ndryshimit të çmimeve arriti në 1.9%, i cili, krahasuar me një vit më parë, ka shënuar rënie nga 2.6%, që ishte në shkurt 2024.

Por, çfarë e ka shkaktuar këtë rritje të çmimeve?

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, qytetarët po paguajnë më shumë për produktet bazë të jetesës, si ushqimet, mirëmbajtja e shtëpisë, pijet, por edhe qiratë. Po ashtu, nuk kanë mbetur jashtë as shpenzimet për veshje, këpucë dhe argëtim.

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiq thotë: “Niveli i fuqisë blerëse është po i njëjtë shqiptarët po mundohen të mirëmenaxhojnë financat e tyre në të njëjtën masë. Patjetër në mirëmenaxhim është dhe evidentimi i prioriteteve duke qenë se shqiptarët kanë prioritete së pari nevojat fiziologjike ushqimin dhe strehimin. Patjetër që dhe niveli më i lartë i rritjes së çmimeve do të jetë këtu.”

Shtysa kryesore e presioneve inflacioniste mbeten ushqimet, çmimet e të cilave u rritën me pothuajse 2.8%.

Inflacioni tek ushqimet po e mban të lartë çmimin e disa produkteve kryesore, si mishi, i cili, sipas INSTAT, ka pësuar rritje me 4% në muajin shkurt, pasuar nga zarzavatet me 3.2%, qumështi, djathi dhe vezët me 2.8%, dhe më pas ëmbëlsirat dhe peshku.

“Rritja e çmimit të mishit si pasojë e varësisë që ka vet blegtoria duke qenë së ne e importojmë mishin dhe e kemi në mungesë. Çmimi i mishi vjen me një çmim x vendosen dhe marzhet e fitimit të tregtarëve dhe tek konsumatori fundor vjen me çmim më të lartë dhe të papërballueshëm. Ndërsa tek zarzavatet duke qenë se janë jashtë stine janë edhe me çmime më të larta”, shton ajo

Lexo edhe :  Sherr me grushte e shqelma para gjimnazit “Sami Frashëri”, nxënësit dhunojnë adoleshentin

Për familjet shqiptare, shpenzimet për ushqime zënë rreth 40% të buxhetit total, dhe kërkesa në rritje për këto produkte ndikon në ndryshimin e çmimeve në tregje.

Po ashtu, në inflacionin e muajit shkurt ka ndikuar edhe sektori i bareve dhe restoranteve, si dhe ai i transportit, të cilat, me afrimin e sezonit turistik, kanë pësuar rritje të çmimeve./k.k

Të fundit

Marrëveshja Shqipëri-Itali si model, prezantohet në Strasburg rregullorja për emigrantët

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët e paligjshëm duket se po shërben si një model për të zgjidhur...

Teksasi i ndryshon emrin… biftekut të Nju Jorkut!

Zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick, ka propozuar ndryshimin e emrit të biftekut të famshëm “New York strip” në “Texas strip” duke argumentuar se “Nju...

Platforma X jashtë funksionit, rreth 40 mijë përdorues nuk aksesojnë llogaritë e tyre

Elon Musk ka njoftuar se platforma X është goditur nga një “sulm masiv kibernetik”, i realizuar nga shumë burime të koordinuara. Ai sugjeroi se ky...

Rama shkon në Bashkinë e Tiranës, takon drejtorët dhe nënkryetarët

Kryeministri Edi Rama ishte sot pasdite Bashkinë e Tiranës për të zhvilluar një takim me drejtorët e bashkisë së Tiranës dhe kryetaren e komanduar të bashkisë...

Banda e Niklës që vidhte VIP-at! Çmontohet grupi në Francë

Policia franceze ka çmontuar një bandë kriminale shqiptare, që kishte kryer rreth 50 grabitje në vilat dhe rezidencat e personazheve publikë, si futbollistë, pilotë...

Lajme të tjera

Web TV