“Zoti ju ruajt çfarë do t’iu gjejë pas 11 majit”, Noka: Kujtim Gjuzi, dinjitoz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar pas ironisë së nisur nga socialistët për përfshirjen e Kujtim Gjuzit në listën e koalicionit opozitar.

Sipas Nokës, Gjuzi është më dinjitoz se shumë deputetë të mazhorancës, pasi nuk ka vjedhur asnjë para të shqiptarëve, teksa kërcënoi socialistët se pas 11 majit shumë prej tyre do të jenë pas hekurave për krimet që kanë bërë.

“Kujtim Gjuzi është më dinjitoz se këta hajdutët, nuk ka marrë asnjë cent. Nuk ka lidhje me drogën. Të gjithë shqiptarët janë më dinjitozë se banda e narkosit. 11 maji po afron. Është koha për të dhënë llogari. Do të ikni, shumë do të jenë pas hekurave, por të tjerët të ikin para 11 majit se shpëtim për ta nuk ka. Ka nisur Edi Rama t’iu hajë. Zoti ju ruajt çfarë do t’iu gjejë pas 11 majit”, tha Noka. /e.t

Të fundit

A mund të studionin gratë gjatë Rilindjes?

Nuk u bë shumë gjatë Rilindjes për të reduktuar hendekun arsimor midis djemve dhe vajzave . Meshkujt u trajnuan për jetën publike, femrat...

“Gjenerata Alpha”/ Nga “cringe” në “NPC”, termat më të përdorur në Google dhe kuptimi

Në zhargonin e brezit të lindur pas vitit 2010 (d.m.th., Generation Alpha ), NPC-të janë njerëz pa personalitet që sillen në mënyrë stereotipe. Në mënyrë tipike, ata vishen në...

A mund ta kurojnë diabetin qelizat staminale?

Një grua 25-vjeçare kineze duket se është shëruar nga diabeti i tipit 1 falë një transplanti të qelizave burimore autologe (d.m.th. të marra nga trupi i saj), të...

Temperatura të larta dhe rrebeshe, si do të jetë moti këtë javë?

Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, ka bere me dije se temperaturat do të...

Administrata Trump mbyll mbi 80% të programeve të USAID-it

Administrata Trump ka anuluar më shumë se 80 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pas një procesi rishikimi gjashtë-javor....

Lajme të tjera

Web TV