Në një intervistë në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Belind Këlliçi foli buxhetin 2027 dhe paketën fiskale të cilat u miratuan në parim pas një seance maratonë.
Këlliçi tha se buxheti nuk adreson problemet, por thellon vafërinë.
“Ramës i interesoi vetëm për të bërë shoë. Nuk tha asgjë në fjalën e tij, vetëm akuza për opozitën, sulme ndaj protestueve dhe të gjithëve që kanë kritika apo mendim ndryshe nga kryeministri. 12 deputetë të opozitës vijojnë të jenë të përjshtuar, vijoj të jem edhe unë. Jemi të përjashtuar me urdhër të mazhorancës së Edi Ramës dhe të Niko Peleshit. Ne na pezullohet mandati deri në javën e 3 të janarit. Pra 12 deputetë të opozitës janë të përjashtuar deri më 18 janar. Na është hequr pothuasje gjysma e mandatit. Deputetë të opozitës padiskutim kanë bërë oponencën për një buxhet që vetëm thellon varfërinë. Janë alokuar 300 mln euro për pensionistët dhe kjo është e turpshme. Trefishi i kësaj vlerë 930 mln euro janë të planifikuar për dieta, udhëtime të zyrtarëve arredime apo shpenzime të qeverisë”, tha ai.
I ndalur te protetsta kundër qeveirsë, ai u shpreh se është refuzuar që të diskutohen kërkesat e studentëve në Parlamentin e Shqipërisë. Këlliçi nënvizoi se qëllimi i protestës është largimi i Ramës.
“Jemi duke bërë cdo hap të mundur me thirrje publike apo takime. Ne i jemi drejtuar të gjitha partive politike opozitare ti përgjigjen të gjitha forcat pozitivisht. Ka edhe komunikim publik. Fillimisht duhet të bien dakord. Ne nuk po kërkojmë që në këtë koalicion të vijnë për t’u shkrirë në një me PD, jo. Ne po themi të bashkojmë forcat të largohet Edi Rama. Sepse edhe sondazhet e fundit tregojnë se Tiranë është plotësisht e arritshme për ta fituar një kandidat i opozitës nëse të gjithë faktorët opozitarë bashkohen. Nëse dalim me kandidatura të përbashkëta edhe më 9 maj, nëse do ketë zjgehdje ne mund t’i japim goditjen më të madhe qeverisjes së Ramës. Flor Binaj është një kandidaturë shumë e mirë, jeton me ndershmëri, por vetëshpallja e tij si kanddiat ësthë akt i nxituar. Ka një procedurë shumë më të gjatë kur duam që gjithë faktori opozitar të bashkohet për të dalë në një kandidaturë të përbashkëta sepse në të njëjtat pozita është edhe Alimehmeti, një mjek shkëlqyer.Forumet e PD po vlerësojnë kandidaturat për zgjedhjet. Të gjithë ne, PD si partia më e madhe e opozitës të gjitha partitë e tjera, shoqëria civile studentët përfaqësuesit e flamingove nëse biem dakord për largimin e Ramës, të lëmë menjëanë egon personale. Pra të largojmë Ramën të krijohet qeveri teknike…Ne nuk kemi vendosur kushte dhe as nuk pranojmë kushte”, tha ai./k.m
