Berisha në hall, aleatët duan edhe listat e hapura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Sali Berisha në 24 orët e ardhëshme do jetë në vështirësi në përbyllje të listave të kandidatëve për deputetë, pasi partitë aleate me të cilët nënshkroi koalicionin, kërkojnë të përfaqësohen edhe në lista të hapura.

Nga ana tjetër, Berisha u ka premtuar përfaqësim edhe diasporës, ndërsa një pjesë e mirë e demokratëve që garuan në primare rrezikojnë të mbeten jashtë, çka mund të sjellë pakënaqësi.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për mediat se në listën e kandidatëve të PD-së për deputetë do të përfshihen edhe përfaqësues të diasporës. “Diaspora do të ketë emra në listë. Nëse do të jenë në listën e sigurt apo jo, këtë nuk mund ta them ende, pasi lista përfundimtare nuk është mbyllur. Koalicioni ynë përfaqëson minimalisht 26% të elektoratit dhe, si rrjedhojë, do të ketë përfaqësimin e tij në listat e mbyllura”, tha Berisha.

Sipas tij, aleatët kanë siguruar tashmë një kuotë të përcaktuar, e cila përbëhet nga tetë emra, katër nga Partia e Lirisë e Ilir Metës dhe tjerët janë një nga PR, një nga PAA, Një nga PDIU dhe një nga PBDNJ, duke nënvizuar se në listën e PD-së do të ketë gjithashtu përfaqësim të gjerë nga komunitetet në çdo qark. Ai theksoi se përzgjedhja e kandidatëve është bërë përmes procesit të Primareve, të cilin e kanë organizuar dhe drejtuar drejtuesit e qarqeve pa ndërhyrje nga udhëheqja e partisë.

“Anëtarësia ka vendosur për kandidatët përmes primareve, mbi bazën e kritereve të caktuara”, tha Berisha, duke theksuar se deri më tani nuk ka një listë përfundimtare të kandidatëve. “Do të ketë disa modifikime të lehta, përfshirë respektimin e kuotave për gratë dhe të rinjtë, siç përcaktohet në statutin e partisë. Po ashtu, do të ketë përfaqësim për komunitete të mëdha që mund të mos jenë të përfaqësuara mjaftueshëm në lista”, shtoi ai.

Lexo edhe :  Rama ndan pamjet nga rruga e re Shëngjin-Velipojë: Punimet po shkojnë drejt përfundimit

Koalicioni opozitar

Berisha foli gjithashtu për përpjekjet e PD-së për të zgjeruar koalicionin opozitar, duke deklaruar se partia e tij ka ftuar disa forca të reja politike të bashkohen, por ato kanë refuzuar. “Aleatët tanë e dinë se unë jam besnik ndaj tyre dhe kam besim të plotë në besnikërinë e tyre. Ata u bashkuan sepse e keqja më e madhe e këtij vendi është Edi Rama.

Ndërkohë, disa parti të sapokrijuara nuk e panë këtë si çështje kryesore dhe zgjodhën të pozicionohen si ‘opozita e opozitës’, një rol që, në fakt, shkon në favor të qeverisë”, deklaroi ai. Në zgjedhjet e ardhshme, përveç Partisë Socialiste dhe koalicionit opozitar “Shqipëria Madhështore” të udhëhequr nga PD-ja, do të marrin pjesë edhe koalicione të tjera, si “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe “Djathtas për Zhvillim”.

Protesta për TikTok

Sali Berisha komentoi edhe protestën e së shtunës, duke e cilësuar atë si një qëndresë kundër censurës, veçanërisht pas vendimit të qeverisë për mbylljen e aplikacionit TikTok.  “Protesta është pritur jashtëzakonisht mirë nga të rinjtë, studentët dhe nxënësit, të cilët e shohin këtë si një akt brutal ndaj tyre. Ndikimi i smartfonëve tek të rinjtë është një çështje që ekzistonte edhe para TikTok-ut. Problemi nuk është platforma, por fakti që përmes saj kritikojnë dhe ironizojnë Edi Ramën”, u shpreh ai.

Sipas Berishës, vendimi për mbylljen e TikTok-ut është një hakmarrje ndaj të rinjve, të cilët, siç tha ai, nuk e pëlqejnë arrogancën dhe kjo është arsyeja pse kanë një qëndrim kundërshtues ndaj kryeministrit.  “Është një akt censure i papranueshëm. Askush nuk pajtohet me këtë. Prandaj, protesta kundër censurës do të jetë një moment i rëndësishëm për të treguar refuzimin e qytetarëve ndaj këtij vendimi”, përfundoi Berisha.

Të fundit

U bë i famshëm duke ngrënë sasi të mëdha ushqimi, vdes TikTok-eri 24-vjeçar

Efekan Kultur, i cili u bë i famshëm në rrjetin social TikTok në Turqi por edhe në mbarë botën,...

Publikohet lista e 20 qyteteve më të ndotura të botës gjatë vitit 2024

Të gjitha përveç njërit nga 20 qytetet më të ndotura të botës vitin e kaluar ndodhen në Azi, sipas një studimi të ri. Shumica e...

Muaji i Ramazanit, katër këshilla për t’ju ndihmuar të ushqeheni mirë

Ramazani është një nga muajt më të rëndësishëm të vitit për besimtarët myslimanë. Shumica e muslimanëve do të agjërojnë gjatë orëve të dritës dhe...

Ulje temperaturash dhe reshje bore/Meteorologia zbulon si do jetë moti pas ditës së verës

Dita e sotme ka nisur me reshje të pakta, por në mbrëmje priten rrebeshe kryesisht në veri dhe në qendër. Parashikimi i motit u dha...

Nën masën “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK

Ajola Xoxa ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”. Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale...

Lajme të tjera

Web TV