Çlirimi i Kosovës dhe Enver Hoxha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

Në Tiranë Enver Hoxha ishte një tiran, por ai nuk kishte fare frikë që të fliste hapur për të drejtat e Kosovës.

E vërteta duhet të jetë gjithmonë e lirë në historinë e një shoqërie apo dhe një populli, i cili është i organizuar në një shtet të pavarur.

E vërteta duhet thënë gjthmonë hapur kur ajo është një fakt historik. Dhe ndërkohë në historinë tonë kombëtare ka mbetur si dilemë midis Shqipërisë dhe Kosovës figura e Enver Hoxhës, sepse historia e Enver Hoxhës si figurë është një rast i veçantë në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

I.

Enver Hoxha ishte një diktator komunist dhe dihet tani si e sqaruar diktatura e tij kriminale për ne shqiptarët e Shqipërisë; por nacionalizmi i tij ekstrem dha afekt pozitiv në çlirimin e Kosovës. Dhe kjo ka ndodhur shpesh në histori si diçka normale.

Ngritja propagandistike e diktaturës personale të Enver Hoxhës në Shqipëri, për faktin që vinte edhe si një ngritje e lartë e çështjes shqiptare, krijoi UÇK-në në Kosovë. Dhe me këtë formacion ushtarak të hedhur në luftim, iu dha mundësia Amerikës të bombardonte Beogradin dhe të fitohej pavarësia e Kosovës. Dhe kjo tani është historia e kohës sonë.

Në fakt kjo është natyra e historisë në një luftë, kur një popull lufton për pavarësinë dhe identitetin e tij kombëtar.

Prandaj na duhet të themi se në Kosovë, për çlirimin e saj me figurën e Enver Hoxhës, ka fituar pragmatizmi dhe jo ideologjia Hoxha.

Në Tiranë Enver Hoxha ishte një tiran, por ai nuk kishte fare frikë që të fliste hapur për të drejtat e Kosovës.

Për shqiptarët e Kosovës Enver Hoxha atëherë ishte një idhull, sepse njëherësh ishte edhe një antijugosllav dhe antiserb i papërmbajtur. Dhe kishte një radio të fuqishme që fliste për Kosovën dhe dëgjohej në Kosovë rregullisht.

Dhe koha bëri të veten kur figura e tij si propagandë kombëtare, krijoi Luftën për Çlirimin e Kosovës dhe vetë UÇK-në

Kjo është e vërteta historike.

Kurse ne që ishim të persekutuar në Shqipëri nga Enver Hoxha, politikisht thamë: “në Kosovë figura e Enver Hoxhës po krijon mitin e çlirimit nga Serbia. Dhe kjo është pozitive për historinë e bashkimit kombëtar.

Lexo edhe :  Non-grata edhe në Shqipëri…

Historia, pasi Kosova të fitojë pavarësinë e saj, do ta sqarojë të vërtetën tonë”.

II.

Ja pra, kështu është historia jonë, por kjo ka qenë historia e popujve të shtypur kudo në botë.

Ende historia jonë nuk e ka trajtuar këtë ngjarje dhe ndodhi historike në lidhje me figurën e Enver Hoxhës, për pasionin kombëtar që mori ajo figurë në Kosovë. Por mos harroni se edhe në Shqipëri Enver Hoxha ka qenë një idhull kombëtar deri në vitin 1990. Kurse sigurisht që historia do ta analizojë qartë këtë çështje, sipas doktrinës të së vërtetës historike.

Historia kështu zhvillohet nëpër luftra kombëtare, idhujt ngrihen e mandej edhe zhvleftësohen në ecurinë e historisë së një kombi; por historia ecën përpara kur ajo shkruhet me objektivizëm brenda të vërtetës dhe me qëllimin pozitive të formimit historik të dinjitetit kombëtar.

Ja, neve në Shqipëri na kishte ardhur në majë hundës propaganda ultranacionaliste e Enver Hoxhës, por në Kosovë ajo dhe një vlerë pozitive për çlirimin e saj. Dhe kjo, sigurisht që duhet trajtuar me një vizion të qartë historik dhe me objektivitet, sepse është e vërtetë.

E vërteta dhe liria ecin bashkë, prandaj ne shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë duhet t’i qëndrojnë gjithmonë të vërtetës.

Me këtë rast duhet të theksokmë se e vërteta jonë e shqiptarisë ka 500 vjet që ecën me ne, na ka hedhur në luftra, dhe tani mes një sakrifice të pashembullt në histori, ne kemi krijuar dy shtete shqiptare.

Dhe pikërisht për këtë fakt të së vërtetës sonë historike, çlirimi i shqiptarëve po vijon e do të shkojë deri në çlirimin e të gjithë shqiptarisë.

Sot janë edhe dy krahina të gjera shqiptare ende që duhet të çlirohen: Maqedonia e Veriut dhe Çamëria.

Dhe po kuptohet qartë që historia po ecën drejt shqiptarisë së plotësuar tërësisht me territoret e saja historike./    S,M

Të fundit

Kërkon lirimin nga burgu, nis seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në Apelin e Posaçëm

Sapo ka nisur seanca me dyer të mbyllura ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, pasi gjyqi u shty ditën e djeshme. Ishte...

Nga nesër mbyllet Tik Tok-u, AKEP thirrje kompanive të internetit: Bllokoni aksesin!

Aplikacioni i TikTok do të mbyllet në Shqipëri duke nisur nga dita e nesërme. Report Tv zbardh shkresën e AKEP Shkresa Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike...

Shqipëria, niveli më i lartë i fëmijëve në rrezik varfërie në Europë

Rreth 48 për qind e fëmijëve poshtë 6 vjeç në Shqipëri janë në rrezik të varfërisë vlerësoi një raport i fundit i Bashkimit Europian,...

Nuk ka dalë nga shtëpia e Big Brother VIP?! Mikesha e Eglit tregon si qëndron e vërteta!

Eftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë modelja Sara Gjoka, për të komentuar situatat dhe dinamikat më të fundit në...

Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën e Posaçme të Apelit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Sikundër u njoftua edhe dje, seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO-së për kryebashkiakun...

Lajme të tjera

Web TV