Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artan Fuga

Dosja media!

E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë kandidatë për deputetë, rolin e tyre para publikut apo jo?

Pa përgjithësuar në mënyrë absolute, shoh prej tyre, gra a burra, që nuk e ekuptojnë sa dhe si duhet se cili është misioni i tyre përpara publikut.

Ka që bëjnë pyetje dhe presin përgjigje, pastaj lexojnë pyetjen e radhës pa lidhje me përgjigjen e marrë. Ky është debat shurdhësh.

Ka ca që shohin me sy të përdëllyer kandidatin politik, a thua se ju dhimbset i gjori, në vend t’i çjerrin maskën e propagandës dhe ta bëjnë për ujë të ftohtë në të mirë të publikut.

Ka të tjerë që merren me çështje tretësore, jo e lagu, jo se lagu, sa për të shtyrë minutat e emisionit dhe për të treguar kollaren e bukur ose dekoltenë e hapur.

Ka ca që nuk ja kanë haberin për dosjet që duhet trajtuar, nuk dinë të dhëna, por hanë çdo gjë që u thuhet sikur të ishin ballokume Elbasani.

Ka të tjera dhe të tjerë që quajnë emision të nxehtë kur kandidatët rivalë ndërpresin njëri- tjetrin, gjasme debatojnë dhe publiku nuk merr vesh asgjë.

Asnjë e dhënë vizuale nuk paraqitet.

Merren si të vërteta çfarë thonë kandidatët.

Pa ekspertë në studio.

Asnjë lidhje TV me audiencat, aktorët e interesit.

Ka dalë formula idiote një politikan dhe një “analist” në të majtë, një politikan dhe një “analist” në të djathtë, si shqytarë këta shoqëruesit, dhe ping – pong pa pikë bereqeti.

Asgjë për personalitetin e kandidatëve.

Merren me gjëra të vjetra që edhe gjyshi im i dinte kur ishte gjallë. Jo lista të hapura, jo të mbyllura,

Lexo edhe :  Tiranë, gjendet i pajetë në makinë një 29-vjeçar

Jo pasaporfta çeke, jo letërnjoftimi bullgar.

Jo unë i ri, jo ti i vjetër, debat me nuanca të rënda genocidiste dhe bulliste, tmerr!

Pastaj në paqe, pas emisionit i fusin një kafe me kandidatët dhe ndahen si krushq pas vizitave për nderrim nishanesh.

Ore, e kuptoni se luani fatet e Shqipërisë, apo kush po e çan trapin!/k.k

Të fundit

Vrasja e Renis Dobrës/ Zbardhet dëshmia e Petrit Çakrit: Isha aty në makinë, por…

Petrit Çakri, është njëri nga personat e arrestuar për vrasjen dhe mbytjen e Renis Dobrës pak ditë më parë...

Moti sot: Priten reshje shiu në disa zona, temperaturat deri në 36°C

Moti për ditën e sotme parashikohet kryesisht me kthjellime dhe vranësira të përqendruara në veri të vendit dhe përgjatë zonave malore. Gjatë mesditës dhe deri...

Foshnjat e para në botë me ADN nga tre prindër lindin pa sëmundje të trashëguara

Tetë foshnja të lindura në Mbretërinë e Bashkuar me ADN nga tre persona, nuk bartin sëmundjet e trashëguara mitokondriale, sipas mjekëve britanikë. Kjo metodë revolucionare...

Shpresa se mund të ndryshojë sistemi nuk është shuar!

Alban Daci Politikën e bëjnë se duan pushtet; Politikën e bëjnë se kanë dëgjuar se ka fitime e privilegje; Politikën e bëjnë, sepse e kanë ego personale; Politikën...

UNICEF publikon shifra alarmante: Mesatarisht 28 fëmijë vriten çdo ditë në Gaza

Në një raport tronditës të paraqitur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, UNICEF deklaroi se më shumë se 17,000 fëmijë janë vrarë në Gaza...

Lajme të tjera

Web TV